Sulmohet një xhami në Dagestan, tetë të plagosur

Artikujt tjerė
- Sulmohet një xhami në Dagestan, tetë të plagosur
- Iraku e ndihmoi Iranin ti anashkalojë sanksionet
- Assange: SHBA-ja të ndalë ndjekjen ndaj WikiLeaks
- Çeki, shmanget sulmi i Breivikut të dytë
- Afganistan: Tre ushtarë të NATO-s të vrarë dhe disa militantë
- Vizitë historike e presidentit të Egjiptit në Iran
- Assange do të thyejë heshtjen
- Rusia kundërshton zonën e ndalim-fluturimeve mbi Siri
- Sudan: Nga rrëzimi i aeroplanit 31 të vdekur
- Rusi: 6 policë të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Ingusheti
Hasavjurt, 19 gusht - Dy persona të maskuar kanë hapur zjarr në një xhami të rajonit të Dagestanit, duke shkaktuar plagosjen e tetë personave. Disa orë më pas, në të njëjtën xhami ka shpërthyer një bombë që ka shkaktuar plagosjen e disa personave të tjerë. Sipas BBC-së, sulmi ka ndodhur në qytetin Hasavjurt.
Sulmi ndodhi gjatë përgatitjeve të besimtarëve myslimanë rusë për festën e Bajramit të Madh. Rreth 70 besimtarë ishin në xhami kur personat e armatosur hapën zjarr mbrëmjen e së shtunës.
Në Dagestan, një republikë multietnike në kufi me Çeçeninë brenda Federatës së Rusisë, ka pasur shumë dhunë nga militantët fetarë në vitet e fundit.





