BE diskuton incidentin e arinjve lodra

Artikujt tjerė
- BE diskuton incidentin e arinjve lodra
- SHBA planifikon sanksione të reja kundër Sirisë
- Opozitarët sirianë tërhiqen nga bastioni i tyre në Halep
- NASA dështon në lëshimin e raketës testuese
- Sonda Curiosity po adaptohet me kushtet e Planetit të kuq
- Evropa Jugore përfshihet nga zjarre
- Laje, botë Vriten tre ushtarë amerikanë
- Mbi 70 të vdekur nga përmbytjet në Filipine
- Disa të vrarë nga sulmet në Irak
- Shesin fëmijën për ta shëruar tjetrin
Bruksel, Diplomatët evropianë janë duke zhvilluar bisedime urgjente për tiu përgjigjur Bjellorusisë për dëbimin e diplomatëve suedezë apo për incidentin tashmë të njohur të arinjve lodra.
Mosmarrëveshjet kanë nisur kur një aktivist suedez, muajin e kaluar, ka hedhur më shumë se 800 arinj lodra pranë Minskut, me mesazhe pro lirisë së shprehjes.
Në përgjigje të kësaj, Bjellorusia ka dëbuar ambasadorin suedez dhe personelin diplomatik, transmeton REL .
Një zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, tha se diplomatët do të shqyrtojnë përgjigjen e duhur të Unionit Evropian.
Masat mund të përfshijnë rekomandimin për mbylljen e të gjitha ambasadave të BE-së në Minsk, ndonëse vendimi do tiu lihej qeverive individuale.







