• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

SHBA planifikon sanksione të reja kundër Sirisë

Publikuar: 10.08.2012 - 15:49

Washington, 10 gusht - Zyrtarët amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin sanksione të reja kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, dhe mbështetësve të tij.

Zyrtarët që shoqërojnë sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, në turneun e saj në Afrikë, kanë deklaruar se sanksionet e reja synojnë të përshpejtojnë largimin e Asadit nga pushteti.

Masat do të plotësojnë sanksionet ekzistuese, të cilat kanë në shënjestër qarkun e brendshëm të Asadit, së bashku me individë iranianë, që kanë ofruar mbështetje për regjimin sirian.

Ato vijnë në kohën kur Clinton përgatitet për bisedimet e së shtunës në Stamboll, të cilat do të fokusohen në transicionin pas Asadit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell