• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Disa të vrarë nga sulmet në Irak

Publikuar: 10.08.2012 - 13:14

Bagdad, 10 gusht - Persona të armatosur kanë vrarë katër luftëtarë kundër Al Kaidës, gjatë sulmit në një postbllok në veri të Bagdadit.

Viktimat kanë qenë pjesëtarë të grupit të ashtuquajtur Sahva. Këtë të fundit e përbëjnë arabë sunitë, të cilët kanë bashkuar forcat me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar Al Kaidën, transmeton REL.

Ata vazhdimisht janë në shënjestër të kryengritësve sunitë, të cilët i shohin si tradhtarë.

Në anën tjetër, në provincën Dijala, tre policë kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës në qytetin Al-Mukdadijah.

Po sot, në provincën Anbar është vrarë një këshilltar i qytetit Hadita, kur persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në makinën e tij.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell