Clinton akuzon Rusinë për Sirinë

Artikujt tjerė
- Clinton akuzon Rusinë për Sirinë
- Aktorja porno konkurron për deputete
- Policia kineze bastis Tibetin
- Breivik ishte i droguar gjatë sulmit
- Clinton: Vrasjet në Siri forcojnë pozicionin për veprime më të ashpra
- Kazakistan: U gjetën 13 persona të vrarë afër kufirit me Kinën
- Sulm vetëvrasës në Afganistan, pesë policë të vrarë
- Ushtria e opozitës siriane i jep ultimatum Bashar al-Asadit
- Kanada: Këmbë njeriu me postë
- Në Itali kanë ndodhur 37 tërmete gjatë orëve të natës
Washington, 31 maj -Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaron se politika e Rusisë ndaj Sirisë do të kontribuojë në shpërthimin e një lufte civile në këtë vend.
Komentet e Clinton vijnë pasi Rusia dhe Kina ripërsëritën qëndrimin e tyre kundër aksioneve më të rrepta nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Clinton, duke folur gjatë një vizite në Danimarkë, ka thënë se opsioni për një ndërhyrje ushtarake po bëhet gjithnjë e më i mundshëm.
Rusët po na thonë neve se nuk duan të shohin një luftë civile. Unë u kam thënë atyre se politika që po ndjekin po kontribuon
Unë u kam thënë rusëve se politika që po ndjekin po kontribuon në rënien e vendit në një luftë civile në rënien e vendit në një luftë civile, ka deklaruar Clinton para një audience në Kopenhagen.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka përsëritur paralajmërimin se Siria mund të jetë duke shkuar drejt një lufte civile katastrofike pas masakrës së regjistruar në Hula.
Ndërkohë, komandantët e rebelëve janë të ndarë nëse duhet të heqin dorë nga armëpushimi nëse ushtria siriane nuk tërhiqet në bazat e saj.
Koloneli i forcave kryengritëse, Qassim Saadedine deklaroi se, nëse nuk do të ketë një përgjigje të qeverisë brenda së premtes, njësitë e tij do të hiqnin dorë nga armëpushimi.
Por vetëm pak më vonë komandanti i trupave rebele, gjenerali Riyad Asaad mohoi që të ketë pasur një ultimatum të tillë.
Ndërkohë, ai i bëri thirrje të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan, që të lëshojë një deklaratë ku të shpallë të dështuar planin e tij.
Korrespondenti i BBC, Paul Wood, që sapo është kthyer nga brenda Sirisë, thotë se në terren nuk ka pasur kurrë një armëpushim.







