Partitë shqiptare në kaos

Artikujt tjerė
- Tadiqi sheq dorë: Edhe Evropa, edhe Kosova
- Mladiq kërcënon gjatë gjykimit
- Në Greqi, qytetarët tërheqin depozitat
- Zgjedhjet në Greqi më 17 qershor
- Vendoset reciprocitet në transport midis Malit të Zi e Kosovës
- Nis procesi kundër Mlladiqit
- Përleshje në Tuz me prapavijë etnike
- Tre prokurorë antikrim dhe antikorrupsion, asnjë shqiptarë
- Shvërgovski: Kemi dëshmi të sigurta për vrasjen e pesëfishtë
- Zgjidhja e emrit kusht për Maqedoninë për në NATO
Shkup, 13 maj - Partitë politike shqiptare nuk kanë bërë asnjë përpjekje për unitet dhe bashkëveprim lidhur me situatën e fundit të tensioneve në Maqedoni.
Edhe pas thirrjeve nga diaspora shqiptare për unitet dhe bashkëveprim, asnjë nga partitë politike shqiptare nuk ka marrë nismën për të realizuar një mision të këtillë.
Partitë më të vogla politike shqiptare kanë përshëndetur nismën e fundit të ish-kongresistit shqiptaro-amerikan Joe DioGuardi për bashkëpunim ndërmjet partive politike shqiptare në këtë situatë të krijuar, mirëpo iniciativa dhe refuzimi vjen nga partitë më të mëdha, transmeton INA.
Dy partitë BDI dhe PDSH kanë vijuar me agjendat e tyre partiake, duke shmangur iniciativat për bashkëveprim politik. Zyrtarë të këtyre dy partive i kanë thënë agjencisë së lajmeve INA se idetë e tilla nuk janë diskutuar së fundi në kryesitë e tyre partiake, por sipas tyre, mbetet për tu analizuar dhe shqyrtuar.
Thirrjet për unifikim kanë mbërritur edhe nga diaspora në Evropën Perëndimore, mirëpo edhe ajo është mohuar për tu komentuar nga partitë politike.
Skena politike shqiptare në Maqedoni për përballet me një kaos politik, ku së fundi ka hasur në kritika edhe nga protestuesit e ditëve të fundit nëpër Maqedoni, që kanë drejtuar akuza për dështim të spektrit politik shqiptar dhe marrjen e përgjegjësisë për tu vetorganizuar për të shprehur reagimin dhe revoltën lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni.


bekim qollaku16.05.2012/10:48
o njerz qohuni lypni drejta se a i shifni politikant qaty perlahen e qaty pajtohen a ju gjithman jeni pa buk e pa pune

ademi15.05.2012/13:54
Klasa politike Shqiptare ne ilirit ne kaos kjo nuk me befason fare sepse te ne shqiptaret jan ende te gjadha ndjenjat e injorances,arrogances se ose un duhet te jem i pari ose le te behet kijameti,siq esht e njohur ne popull fjala e vjehrres qe per inati te rejes ishalla um des djali,por kjo nene ka harrue qe kur te vdes djali reja martohet dhe krijon familjen tjeter e humbse esht mu kjo nene se e humb djalin,keshtu po sillen edhe sot injorandat qe e kan vesh petkun e politikanit,qe une duhet te jem i pari patjeter pra ne shqiptaret jemi akoma primitiv se po te ishim te perparuar do ta veshim qeshtjen e popullit ne rend te par e jo qeshtjen personale te individit turp per ket lidership qe e ka sot ilirita.










201216.05.2012/11:15
Kurr nuk kan pasur fajin Partite e as pushteti,por gjithe fajin e barte populli ne supet e saja.Populli eshte ai qe po ... pon pas udheheqesve.Shkurt e them per Shqiptarine delet jan per tu qethur...