• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

SHBA e zhgënjyer me Serbinë për rastin Bytyçi

Publikuar: 10.05.2012 - 20:45

Washington, 10 maj - Shtetet e Bashkuara thonë se janë të zhgënjyera me vendimin e Serbisë për të liruar dy të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë më 1999. 

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nulland, (në foto) ka thënë se drejtësia mbi këtë rast mbetet “prioritet i lartë” në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë.

Dhoma për krime lufte e Gjykatës së Lartë në Beograd ka shfajësuar sërish Sreten Popoviqin dhe Millosh Stojanoviqin nga akuzat se kanë ndihmuar në vrasjen e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, në Petrovo Sellë, në vitin 1999.

Rigjykimi është mbajtur pasi Gjykata e Apelit e Serbisë ka hedhur poshtë vendimin fillestar për lirim.

Tre viktimat kanë shkuar nga Nju Jorku në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999. Trupat e tyre janë gjetur në varrezë masive më 2001.

Prokurorët kanë thënë se do të apelojnë vendimin e ri.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell