• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Edhe e majta dështoi të formojë qeverinë greke

Publikuar: 10.05.2012 - 11:59

Athinë, 10 maj - Partia e majtë radikale greke SIRIZA dështoi sot në formimin e Qeverisë së re greke, duke çuar në qorrsokak negociatat për formimin e një qeverisje të re pas zgjedhjeve të 6 majit, transmeton njoftimin INA.

Partia Demokracia e Re refuzoi mbrëmë koalicionimin me SIRIZA, pasi që sipas saj, kërkesat e kësaj partie të majtë do të çojnë vendin drejt një bankrotimi.

Demokracia e Re e udhëhequr nga Andonis Samaras të hënën mori mandatin për formimin e Qeverisë së re, mirëpo ajo ktheu mandatin për shkak se nuk arriti të arrijë marrëveshjen për formimin e koalicionit qeverisës.

SIRIZA si partia e dytë që doli nga zgjedhjet, dje nuk ka arritur që të merret vesh edhe me partinë socialiste PASOK, e cila i kishte refuzuar çdo bashkëpunim. "Nuk mund të gjejmë marrëveshje", deklaroi kreu i PASOK, Evangelos Venizelos.

Ky i fundit ka propozuar një Qeveri uniteti kombëtar me pjesëmarrjen e Demokracisë së Re, SIRIZA, PASOK dhe të majtës Demokrate, por me një kusht që Greqia të mbetet në eurozonë. Lideri i SIRIZA, Cipras për sot ka planifikuar takimin me presidentin Papulias për t`ia kthyer mandatin për formimin e Qeverisë së re.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell