Nesër në Maqedoni protestojnë shqiptarët, të shtunën maqedonasit

Artikujt tjerė
- Shqiptarët e Luginës me një deputet në Kuvendin e Serbisë
- Edhe e majta dështoi të formojë qeverinë greke
- Nesër në Maqedoni protestojnë shqiptarët, të shtunën maqedonasit
- Neonazistët grekë thonë se shqiptarët janë grekë
- Goditet grupi kroat i trafikantëve të kokainës
- Thellohet kriza në Greqi
- Beogradi lobon te të painkuadruarit kundër Kosovës
- SHBA kërkon gjetjen dhe dënimin e vrasësve të vëllezërve Bytyçi
- Serbia ka bazë për njohjen e pavarësisë së Kosovës
- Të akuzuarit për vëllezërit Bytyçi shpallen të pafajshëm
Shkup, 10 maj - Në Maqedoni për nesër janë paralajmëruar protesta të vetorganizuara të ndara nga shqiptarët dhe të shtunën nga maqedonasit, informon INA.
Protestat po organizohen përmes rrjeteve sociale, ku siç paralajmërohet të premten do të mbahen protesta të shqiptarëve në të gjitha qytetet e Maqedonisë Veriperëndimore me moton Stop rasteve të montuara.
Protestat që thirren përmes njoftimeve sidomos nga facebook, tashmë kanë marrë jehonën e tyre dhe se janë publikuar edhe oraret e mbajtjes së tyre në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Strugë, Dibër, Kërçovë, etj.
Ndërkohë, thirrje për protesta janë bërë edhe nga rrjete sociale maqedonase. Në një nga thirrjet që ka marrë mbështetje masive është ajo e një grupi të ashtuquajtur Protesta para qeverisë, ku thirren qytetarët për të protestuar të shtunën para Qeverisë. Sipas mesazheve të bëra ky organizim do të jetë në formën e kundërprotestës kundër shqiptarëve. Në këtë profil interneti virutal nuk kanë shpëtuar fyerjet e rënda antishqiptare dhe antifetare.
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se po ndjekë të gjitha porositë në internet lidhur me organizimin e protestave të paralajmëruara.
MPB po ndjek këto porosi dhe gjuha që përdoret në ato portale është e pahijshme. Si institucione përgjegjëse do të ndërmarrin të gjitha masat për të mbrojtur sundimin e së drejtës. Do të reagojmë ndaj çdokujt që do të shkelë rendin dhe ligjin, ka theksuar ministrja Jankullovska. Protestat deri tani nuk janë mbështetur nga asnjë parti politike, por ato janë vetorganizuar.







kosovariKs@hotmail.com10.05.2012/12:18
o me kan me protesta e me guer palestinezet kishn formue shtetin e skishin mbet nga viti 64 ne lufte ende me nje grusht hebrenj po rroknju per se mari oj udheqsia shqiptare ne maqedoni rroknju punes edhe realitetit e leni kariket se turp turp turp eshte per juve meju rreh shqiptaret edhe burgos qdo dit nga sllavo maqedonet e ju me hesht per nje vend pune ore te ligj mes veti ore te shitur a spo musheni mend nga ne ne kosov qe jena perqa edhe po luen serbia me ne bashk me bashksin nderkombtare bile bile edhe viktima edhe fajtor ne disa raste na len e ju me sllavo maqedonasit zgjidhni kto probleme se keni njerz ne qeveri edhe ka njerz ende qe e rrokin armen e jo me lue sllavet me dinitet te juajin leni protestat se bash hiq me to srregulloni pun se i pisti i ... i lyp edhe din veq forcen ose kur jeni te bashkuar ateher leshon pe se ndryshe jo