• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Sot, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Greqi

Publikuar: 06.05.2012 - 08:58

Athinë, 6 maj -  Në Greqi sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Rreth 9.9 milionë greke do të zgjedhin sot  midis 32 partive politike, në 56 zona elektorale. Gjysma e votuesve i përket grupmoshave nga 18 deri në 29 vjeç si dhe mbi 66 vjeç. Per herë të parë do të votojnë 360.000 të rinj. Shumica e qytetarëve shprehet mosbesuese ndaj dy partive të mëdha PASOK dhe Demokracia e Re, duke mbështetur partitë e vogla që pozicionohen kundër reformave te imponuara nga Berlini dhe Brukseli.

Socialistët dhe konservatorët që kanë dominuar peisazhin politik qysh prej 1975, pasi ra junta ushtarake, konsiderohen si fajtorët kryesore që çuan Greqinë në krizën e tanishme, por janë pikërisht këto dy forca që mbështesin shkurtimet e dhimbshme dhe reformat dhe për këtë kanë preferencen e Europës.

Andonis Samaras, lideri i Demokracise se Re,  që sipas sondazheve ka gjasa të jetë kryeministri i ardhshëm, ka deklaruar se vendi ka nevojë për stabilitet dhe se çelsi për daljen nga kriza është zhvillimi, por askush nuk sheh dritë në tunelin e pafund të recensionit.

Sipas parashikimeve, konservatorët që udhëheqin, nuk sigurojnë shumicën dhe do të ftojnë në koalicion qeverisës përsëri socialistet me synim një qeverisje të qëndrueshme që Greqia te mos rrezikojë përsëri falimentimin.

"E diela do të vendosë në se do të qëndrojmë në Eurozonë", ka deklaruar në mitingun e së premtes ne Athine kreu i PASOK-ut Evangjelos Venizellos duke përmendur faktin qe zgjedhjet konsiderohen tepër të rëndësishme nga BE, pikërisht sepse kërcënohet ekzistenca e monedhës së përbashkët. Duke parë rritjen e partive të majta që kundërshtojnë paketën e huasë, ministri gjerman i Financave Volfgang Schauble ka paralajmeruar se Greqia duhet të përballojë pasojat, nëse qeveria që do dalë nga zgjedhjet e së dielës nuk do te respektojë marrëveshjen me kreditoret.

Kutitë e votimit hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe mbyllen në 19 të mbrëmjes, kur do te kemi exit poll-et e para që do te japin një aromë të situatës së re politike, ndërsa rezultatet e para zyrtare do të publikohen rreth orës 11:00 të mbrëmjes.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell