Ambasada amerikane: Deklaratat e Gruevskit naive

Artikujt tjerė
- Ambasada amerikane: Deklaratat e Gruevskit naive
- Beogradi si hiqet qafe Komandant Hoxhës
- Parlamenti maqedonas refuzon rikthimin e ndihmës financiare për fëmijën e tretë
- Edhe Filipi II vendoset në Shkup
- "Guardian": Nikoliq ka pak gjasë të bëjë koncesione rreth Kosovës
- Ashton uron Nikolliqin
- Gruevski: NATO-ja udhëheq politikën e standardeve të dyfishta
- OSBE kërkon nga Serbia profesionalizëm në zgjedhje
- Brukseli inkurajon Serbinë për integrim evropian e dialog me Kosovën
- Greqia dëbon gazetari shqiptar (video)
Shkup, 22 maj - Ambasada amerikane në Shkup ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili akuzonte NATO-n se po udhëheq politikën e standardeve të dyfishta.
Në reagimin e Ambasadës thuhet se Deklaratat e Zyrtarëve të Maqedonisë janë naive dhe është jo adekuate që Ambasada Amerikane ti komentojë. Lajmet nga Çikago tregojnë se Samiti po ballafaqohet me sukses me shumë çështje të rëndësishme lidhur me Aleancën, dhe njëkohësisht theksohet se dyert e saj mbeten të hapura për partnerët që kërkojnë anëtarësim. Deklarata përfundimtare e Samitit, e mbështetur nga krerët e shteteve dhe qeverive, e lavdërojnë Maqedoninë për pjesëmarrjen e saj, dhe përsëritin Marrëveshjen për ofertë anëtarësimi, kur të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë, thuhet mes tjerash në reagimin e ambasadës amerikane.
Në fund të reagimit thuhet se SHBA mbetet partner i fuqishëm dhe mik i Maqedonisë për përpjekjet e saj, në ndërtimin e një shoqërie të fuqishme dhe prosperuese, si dhe të arrijë qëllimet për integrim të plotë euro-atlantik.
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski kishte drejtuar kritika dhe tone nervozizmi ndaj NATO-s, lidhur me mosdhënien e ftesës për anëtarësim në Samitin e Çikagos.







