Berisha viziton muzeun e Holokaustit

Artikujt tjerė
- Berisha viziton muzeun e Holokaustit
- Gjasat e Nanos për president
- AD propozon Neritan Cekën kandidat për president
- Fryma e Re Demokratike Partia e Topit
- Pisllëqet nga Kosova shkaktojnë katastrofë ekologjike në Fierzë
- Është vetëvarë Ardian Klosi
- Mirënjohje shqiptarëve për mbrojtjen e hebrenjve
- Clinton ftohet në festën e 100-vjetorit të Pavarësisë
- Nano pas takimit me Ramën preferon durim
- Topi kërkon që Serbia të njohë Kosovën
Washington, 28 prill - Gjatë vizitës në Uashington kryeministri Sali Berisha vizitoi edhe muzeun e Holokaustit. Të prani të së shoqes, zonjës Liri, kryeministri ishte i ftuar në ceremoninë e prezantimit të filmit dokumentar "Besa", të prodhuar nga Johanna Neumann, transmeton VoA.
Zonja Neumann, që punon aktualisht në muzeun e Holokaustit në Uashington, është një e mbijetuar e terrorit nazist e ndihmuar nga një familje shqiptare. Dokumentari i saj, i bazuar në materiale, fakte dhe dokumenta arkivore, sjell historinë e një familjeje hebreje në Shqipëri dhe përmes saj, historinë e një kombi që hapi dyert dhe shpëtoi nga shfarosja qindra familjeje hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Duke vizituar këtë Muze, mendimi i parë që të vjen në mend është se nuk ka asgjë më të keqe sesa diktatorët, sepse ata kanë një fuqi negative mbi njerëzit, për ti transformuar si qenie njerëzore. Për këtë i jam shumë mirënjohës kombit tim, për atë që shqiptarët bënë, por mendimi im shkon edhe për popullin hebre, të cilët ia besuan jetën e tyre bashkëqytetarëve të mi", tha Berisha.
Kryeministri Berisha i dorëzoi zonjës Neumann 'Çmimin e Mirënjohjes' akorduar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, me motivacion "Mirënjohjen për punën dhe kontributin e saj të çmuar në promovimin e virtyteve fisnike të Shqiptarëve si dhe të Besës Shqiptare për mbrojtjen dhe shpëtimin e jetëve të të gjithë hebrenjve që jetuan në Shqipëri ose kërkuan strehim në Shqipëri gjatë Holokaustit".
"Janë shqiptarët që e meritojnë këtë çmim, jo unë. Ata vunë jetën e tyre në rrezik, si dhe jetën e familjeve të tyre për të shpëtuar hebrenjtë. Nuk ka mjaftueshëm fjalë për të shpjeguar kurajën, që këta njerëz treguan për të shpëtuar hebrenjtë në vendin e tyre", tha Neumann.
Në projeksionin e dokumentarit ishin të pranishëm 500 të ftuar, zyrtarë të lartë qeveritarë, senatorë, kongresmenë, pjesëtarë të trupit diplomatik, shqiptarë të diasporës, mes të cilëve zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker, kongresmeni Eliot Engel, ambasadori amerikan në Shqipëri Alexander Arvizu, Ambasadori i Izraelit në SHBA etj. Shfaqja e këtij dokumentari në muze, ishte një ngjarje që zhvillohej për herë të parë dhe vinte si një akt vlerësues për shqiptarët, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.


Idez28.04.2012/17:52
e pse izraeli nuk e njeh kosoven?









DUDUKI28.04.2012/18:17
Ore IDEZ ,Izraeli të ka ndihëmuar për t,u qliruar dhe të ka ba shtet,Izraeli ka me na njohur shtetin në momentin e duhur.