Rama: Monumenti i 100-vjetorit, qesharak

Artikujt tjerė
- Është vetëvarë Ardian Klosi
- Mirënjohje shqiptarëve për mbrojtjen e hebrenjve
- Clinton ftohet në festën e 100-vjetorit të Pavarësisë
- Nano pas takimit me Ramën preferon durim
- Topi kërkon që Serbia të njohë Kosovën
- Kryeministri Berisha takon Hillary Clinton
- Vdes kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Hysni Milloshi
- Presidenti Topi në vizitë në Britani
- Rama: Monumenti i 100-vjetorit, qesharak
- Washington: Berisha të mërkurën takon sekretaren Clinton
Tiranë, 25 prill - Qesharake deri në turp. Kështu e ka cilësuar kryesocialisti Edi Rama, projektin për monumentin e 100 vjetorit të pavarësisë, të miratuar nga komiteti ndërministror. Në një reagim të tij në rrjetin social twitter Rama e quan të pabesueshëm faktin sesi qeveria bën projektin dhe nuk ka gjetur akoma një vend për ta vendosur. E padegjuar ne histori: Qeveria benë projekt për një monument dhe pastaj thotë tani te kërkojmë për t`i gjetur një vend!Injorance e papare...E dyta:Ky do jete monumenti i pare ne bote jo për një ngjarje po për përvjetorin e një ngjarjeje,ndërkohe qe monumentin e ngjarjes e kemi!
Dhe e treta:Projekti i monumentit paraqitet nga ministri ne qeveri me nje bllok me vizatime ne dore!Unikale edhe kjo,qesharake deri ne turp! shkruan Rama.
Gjatë paradites teksa qeveria në mbledhjen e saj i ka dhënë ok monumentit, kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar kreun e PS, Edi Rama. Bijtë e shqipes do të donin shqipen diku, por le t`ia lënë kryetarit të bashkisë të hapë një konkurs për të bërë një shqiponjë që të bëhet simbol i Tiranës. Ai që ishte nuk ngriti asgjë, shpërndau një kartolinë, jo për vlerësimin artistik apo për njohuritë që ka për artin dadaist, po sepse është dadaist në politikë tha Berisha.










Flamur27.04.2012/10:07
Taman ja ka qellu!!!