Festim dinjitoz 100-vjetorit të pavarësisë

Artikujt tjerė
- Festim dinjitoz 100-vjetorit të pavarësisë
- Lëvizja Nano: Berisha pengon integrimin
- Berisha në Bruksel për samitin e PPE-së
- Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri
- Forcat Renea sulmohen me armë në Lazaratin e drogës
- Clinton letër Nishanit: Roli juaj si president, jetik
- Lëvizje pozitive të Shqipërisë drejt BE-së
- Topi: Rama, një amator në zgjedhjen e presidentit
- Doris Pack thërret opozitën të bashkëpunojë për përmbylljen e reformave
- Deputeti Saimir Tahiri dënohet me pesë milionë lekë për shpifje
Tiranë, 29 qershor - Nën drejtimin e kryeministrit Berisha është mbledhur të premten Komiteti Ndërministror për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se 100-vjetori i pavarësisë do të festohet edhe aty ku Shqipëria ka përfaqësitë e veta diplomatike.
Ta festojmë në mënyrë dinjitoze dhe të përdorim fondet në mënyrë eficente. Të uniformojmë veprimtaritë dhe sigurisht që mund të zhvillojmë nga më të shumtat se kemi potenciale dhe pasuria për ta paraqitur, por duhet të jemi më racionalë, të bëjmë gjithçka që me fondet e vëna në dispozicion të arrijmë të kemi impaktin më të madh tha Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha njoftoi se ka përfunduar monumenti për 100-vjetorin e Pavarësisë ndërsa ka shtuar se dy vendet e propozuara për t'u vendosur janë parku Rinia dhe trekëndëshi midis Bankës së Shqipërisë dhe Teatrit të Kukllave.







