• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Izraeli me Ambasadë në Shqipëri

Publikuar: 31.05.2012 - 21:40

Tiranë, 31 maj - Izraeli nga dita e sotme do të ketë përfaqësimin e saj në Shqipëri në një ambasadë me rezidencë të përhershme në Tiranë. Lajmi u konfirmua sot gjatë takimit që kryeministri Sali Berisha pati me ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, zotin David Cohen, i cili shoqërohej nga zëvendësdrejtorja e përgjithshme për Euro-Azinë dhe Ballkanin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, zonja Anna Azari.

Ambasadori Cohen, i komunikoi shefit të qeverisë shqiptare, në emër të kryeministrit Netanyahu dhe ministrit Lieberman, vendimin e qeverisë izraelite për të shndërruar përfaqësimin e saj në Shqipëri në një ambasadë me rezidencë të përhershme në Tiranë, çka do të shënojë një hap të ri cilësor në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike e tregtare, politike e të gjithanshëm, në interesin më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë lajm, si një ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësinë mes dy vendeve e kombeve.

Në takim u konfirmua vullneti i dyja palëve për të rritur investimet reciproke, që do t’i shërbejnë rritjes së shkëmbimeve tregtare, por edhe nxitjes së krijimit të vendeve të punës. Në takim u diskutuan edhe zhvillimet në rajon.

 

Komente (2)

Altini03.06.2012/22:27

Sa te jet ne funksion te ministrit te puneve te jashtme te Izraelit , Liberman, ky shtet nuk do te njeh Kosoven, si shtet te pavarur. Ky minister eshte nje serbofil i madh. Ai nje here ka deklaruar se Kosova kurr nuk do te njihet , si subjekt nderkombetar, nga shteti hebrej.

Bekim01.06.2012/14:19


Bravo, sinjal i mire edhe per Kosoven, ndoshta nje njohje ne te ardhmen nga Izraeli.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu