• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit më 4 qershor

Publikuar: 31.05.2012 - 20:23

Tiranë, 31 maj - Në mungesë të konsensusit në konferencën e kryetarëve, Parlamenti miratoi sot pa debat, por vetëm me votat e mazhorancës, datën e seancës së dytë të votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Seanca e dytë do të mbahet të hënën, më 4 qershor, në orën 10 paradite. Po ashtu Parlamenti miratoi sot me unanimitet projektligjin për peshkimin dhe ratikimin e Konventës së Hagës "Për rivendosjen ndërkombëtare të detyrimit ushqimor ndaj fëmijëve".

Ajo që shkaktoi debat ishte projektrezoluta për punën e Këshillit Kombëtar të Radio-Televizioneve. Përfaqësuesit e opozitës akuzuan KKRT-në se ka dështuar së qeni një ent rregullator i tregut mediatik. Kurse deputetët e mazhorancës, gjithë duke pranuar problemet në funksionimin e KKRT-së, thanë se KKRT-së i duhet dhënë mbështetja e Parlamentit për të kryer detyrën e saj. Deputetët e mazhorancës akuzuan opozitën se nuk ka dërguar përfaqësuesit që i takojnë në KKRT.


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CKryesisht me vranėsira
Shkup 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu