Seanca e parë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë, më 30 maj

Artikujt tjerė
- Seanca e parë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë, më 30 maj
- Papa Benedikti XVI ngushëllon familjet e viktimave
- Shqipëria merr Presidencën e KiE
- Berisha: Rregulla të forta për transportin e nxënësve dhe studentëve
- Tiranë: Dy vajza në gjendje të rëndë
- Gjendja shëndetësore e të plagosurave e stabilizuar
- Shqipëria merr sot kryesimin e Këshillit të Europës
- Berisha: Dy studente pritet të nisen jashtë vendit
- Berisha mbërrin në Elbasan: Ngushëllon familjiarët
- Tiranë: Tre studente në gjendje të rëndë, një ende në koma
Tiranë, 24 maj - Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare të Shqipërisë, ka caktuar si seancën e parë për votimin e presidentit atë që do të mbahet në 30 maj. Bën të ditur Shekulli.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, është vendosur që procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të mos cenojnë axhendën e Kuvendit.
Kalendari i miratuar sot parashikon si seancën e parë për zgjedhjen e presidentit atë të datës 30 maj, ndërsa në mungesë të konsensusit, seancat e tjera do të caktohen në vijim. Paralelisht, Kuvendi vijon punën normalisht në seancat e së enjtes.
Kushtetuta parashikon që zgjedhjen e presidentit të vendit në pesë raunde.
Në tre raundet e para, Kushtetuta kërkon që Presidenti të zgjidhet me 84 vota, pra me një shumicë të cilësuar. Por në rast se këto tre raunde të para dështojnë, atëherë Kushtetuta parashikon dy raunde të tjera në të cilat kreu i ri i shtetit do të zgjidhet me 71 vota.
Pavarësisht emrave që qarkullojnë në media si kandidatë të mundshëm për president, as maxhoranca dhe as opozita nuk kanë paraqitur zyrtarisht një emër konkret.
Ndërkombëtarët kanë kërkuar një president konsensual, i cili të zgjidhet që në raundin e parë.





