• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Krasniqi: Kosova mund të marrë shumë shembuj të mirë nga Franca

Publikuar: 14.05.2012 - 17:54

Prishtinë, 14 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, theksoi sot se Franca ka qenë dhe është një nga vendet që ka mbështetur shumë zhvillimin e kulturës në Kosovë. Ai i bëri këto komente gjatë një takimi që pati me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Jean François Fitou, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunonim mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe trashëgimisë. Ministri Krasniqi me këtë rast falënderoi ambasadorin Fitou për mbështetjen që ka dhënë shteti i tij. Në këtë takim ministri nga ambasadori Fitou ka pranuar ftesë zyrtare për të marrë pjesë në Konferencën inauguruese të projektit  “Memoria e Ballkanit - Ruajtja dhe Promovimi i Trashëgimisë Audio-vizuele”, që do të mbahet më 1 Qershor në Zagreb. Ky projekt është një iniciativë e Institutit Nacional Audiovizual të Francës dhe i mbështetur nga Komisioni Evropian. Ministri e vlerësoi si shumë të rëndësishme nisjen e këtij projekti dhe shprehu falënderime për ftesën. Ai tha se Kosova ka shumëçka të bisedojë mbi trashëgiminë audio-vizuele, duke ditur faktin se shumë prodhime kinematografike të Kosovës gjenden në Serbi dhe shfaqi shpresën se në këtë drejtim do të ketë progres. Në fjalën e tij, ministri vlerësoi po ashtu se Franca është një nga adresat më të rëndësishme të kulturës në botë dhe bashkëpunimi sa më i thellë mes dy vendeve do të ishte shumë i frytshëm për komunitetin artistik në Kosovë. Ai e njoftoi ambasadorin me disa nga të arriturat që janë shënuar në kulturë dhe trashëgimi, por edhe sport, si dhe foli për projektet që janë në realizim e sipër dhe ato që pritet të realizohen.

Nga ana e tij, ambasadori .Jean Francois Fitou, tha se Franca është mjaft e interesuar që të japë një ndihmë të madhe në zhvillimin e kulturës, në kultivimin e vlerave të mirëfillta. Ai tha se ky

përkushtim i tyre do të vazhdojë, gjithnjë me synimin që të zgjerohen projektet dhe idetë. Ministri dhe Ambasadori Fitou u pajtuan që të

jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe të punojnë në realizim të projekteve të përbashkëta.

 



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell