• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kurti takohet me ambasadoren e Turqisë

Publikuar: 10.05.2012 - 22:25

Prishtinë, 10 maj -Sot, përfaqësuesit e Vetëvendosjes , Albin Kurti, Kryetar dhe  Xhelal Sveçla, Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë,  pritën në takim  zonjën Songul Ozan, Ambasadore  e Republikës së Turqisë në Kosovë.



Me këtë rast u diskutua mbi situatën e përgjithshme  politike dhe ekonomike në Kosovë,  zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës, si dhe situatën e politike dhe të sigurisë në veri të vendit.



Përfaqësuesit e VV e njoftuan Ambasadoren Ozan për qëndrimet politike  mbi problemet e lartëpërmendura, si dhe masat të cilat duhet ndërmarrë për normalizimin e situatës dhe krijimin e kushteve për funksionim normal të institucioneve shtetërore në tërë territorin e Kosovës.



Me këtë rast,  Kurti shprehu qëndrimin se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës  ishte sulm ndaj sovranitetit të Kosovës dhe  në kundërshtim me parimet dhe vlerat evropiane. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe në kushtetutën e saj Serbia Kosovën e paraqet si pjesë të pandashme të saj.  Këto zgjedhje e kanë inkurajuar Serbinë për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe e dëmtojnë integrimin e pakicës serbe në Kosovë, tha Albin Kurti.

 



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell