• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Haliti: Prokuroria të më hetojë për akuzën e Hotit

Publikuar: 09.05.2012 - 14:24

Prishtinë, 9 maj - Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar të mërkurën lidhur me akuzat e Agim Hotit, se Haliti e ka urdhëruar atë të kryej atentat ndaj ish –presidentit Ibrahim Rugova, duke e cilësuar si shpifje.

Ai i ka bërë thirrje publike Prokurorisë së shtetit që ta hetoj për akuzën e Hotit ndaj tij.

“Dëshiroj të sqaroj opinion publik se akuza që bën ndaj meje qytetari i panjohur për mua, Agim Hoti, në gazetën ‘Express’ të datës 9 maj, se gjoja unë e paskam urdhëruar atë të kryej atentat ndaj ish –presidentit Ibrahim Rugova, është një shpifje e radhës kundër meje. Agim Hotin, kurrë nuk e kam takuar, kurrë nuk kam pirë qoftë edhe një kafe me të, e as që ia kam dhënë dorën ndonjëherë. Jam i bindur se e Hoti i porositur nga dikush tjetër, duke shpifur ndaj meje, ka për qëllim që të më dëmtoj në opinion”, shprehet Haliti.

Derisa po vuan dënimin e tij në burgun e Dubravës, për një atentat tjetër, ndaj Anton Berishës, ish-shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Hoti thotë se ka vendosur t’i hedhë në shesh të gjitha ato që ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

 

Komente (1)

Shaipi09.05.2012/16:09

Qe te gjith i bashkohemi ketije gezimi , kurse juve Familjes HARADINAJ ju deshirojm qdo te mir dhe dhashte zoti te mos perseriten me keto padrejtesi po paqi vetem gezim e lumturi ne shetpit e juaja.

1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell