Thaçi: Ditën e Evropës Kosova së shpejti do ta festojë si anëtare e BE-së

Artikujt tjerė
- Azem Syla çregjistrohet nga vendbanimi i tij në Zvicër
- Jahjaga: Integrimi i Ballkanit, përmbushje e vizionit të BE-së
- Kosova pushoi e Evropa punoi në Ditën e Evropës
- PDK hesht ndaj dënimit të kryetarëve të vet komunalë
- Haradinaj pritet të arrijë nesër në shtëpi
- Lirohet nga burgu serb Haxhi Kastrati
- BE: Zbatimi i reformave i takon Prishtinës
- Ambasadori Peci u takua me kryetaren e Parlamentit të Letonisë
- Qeveria: Pacolli brenda vitit ka shpenzuar 17.966.63 euro nga buxheti
- USPE i bashkohet nismës Ta Pastrojmë Kosovën
Prishtinë, 9 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një urimi, drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës për 9 Majin, Ditën e Evropës, shfaqet optimist se Republika e Kosovës do ta festojë këtë ditë në një periudhë të afërt si shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Në urim ai thekson se Kosova ka filluar ta përmbushë këtë ëndërr shumëshekullore me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Ai premtoi se nën drejtimin e tij do të përmbushen kriteret dhe standardet e nevojshme që Kosova ta zë vendin e vet të merituar në mesin e shteteve të familjes së madhe evropiane.
Republika e Kosovës si shteti më i ri në mesin e popujve të Ballkanit po punon në drejtim të krijimit dhe forcimit të vlerave evropiane në këtë rajon. Për Kosovën kjo ditë do të shërbejë si simbolikë shumë domethënëse e zhvillimit të rajonit si tërësi në frymën evropiane, bashkëpunimit reciprok ndër-shtetëror, bazuar në parimet fundamentale të barazisë mes popujve, respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, për ecjen drejt një të ardhme prosperuese për të gjithë popujt tanë.
Pasi shfaq falënderimin ndaj BE-së për kontributin dhe ndihmën që i dha Kosovës nga periudha e çlirimit e deri më sot, në urim kryeministri rikujton se falë mbështetjes së Bashkimit Evropian Kosova ka tejkaluar me sukses fazën e rindërtimit dhe atë të tranzicionit. Sipas tij, Kosova tashmë po hyn në nja fazë të re, në fazën e zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit të institucioneve demokratike. Me përfundimin e Studimit të Fizibilitetit dhe nënshkrimit të Marrëvshjes së Stabilizim-Asocimit këtë vit do të arrijë të kalojë nga shteti potencial në shtet kandidat për integrim në BE.
Përmes urimit për Ditën e Evropës, kryeministri Thaçi ka falënderuar qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha partitë politike, shoqërinë civile dhe të gjithë kontribuuesit tjerë në përkrahjen e vazhdueshme për ndërmarrjen e reformave të nevojshme të procesit të integrimit.








