• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Pa koordinator për veriun

Publikuar: 29.04.2012 - 09:26

Prishtinë, 29 prill - Ylber Hysa, në fund të shkurtit të vitit 2010 ishte emëruar koordinator i Qeverisë së Kosovës për integrimin e Veriut. Menjëherë pasi pati marrë detyrën, ai kishte thënë se misioni i tij mund të ketë sukses, për të zbatuar strategjinë e Qeverisë..

 Por, dy vjet më vonë, pjesa mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të funksionojë jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

"Të gjithë ata që janë disfatistë dhe që tash i kanë çuar duart përpjetë, besoj që nuk janë pjesë e kësaj strategjie", kishte thënë Hysa, për Express.

Por, ish-nënkryetari i ORA-s nuk e çoi deri në fund misionin që i ishte ngarkuar - integrimin e pjesës veriore në sistemin ligjor dhe kushtetues të Kosovës.

Ylber Hysa, prej të mërkurës, është emëruar në detyrën e re, si ambasador i Kosovës në Maqedoni. Gjatë mandatit të tij, përpos disa takimeve që ka pasur dhe hartimit të disa raporteve, puna e tij nuk ka dhënë rezultate. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ende nuk ka gjetur një zëvendësim për këtë detyrë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se nuk e di, nëse do të ketë koordinator të ri, sikurse nuk e di nëse do të ketë edhe strategji të re për Veriun.

"Kryeministri vendos këtë", ka qenë përgjigjja e Hajredin Kuçit, i cili më herët ka theksuar se njeriu që pritet të emërohet në postin e koordinatorit të ri duhet të jetë i pranueshëm për serbët lokalë.

Burime të Expressit brenda Qeverisë kanë thënë se ka mundësi që të mos ketë fare koordinator.

"Në Qeveri ende nuk është diskutuar për zëvendësimin e Hysës. Duhet njëherë të shohim se çka dëshirojnë veriorët, e pastaj të vendosim", ka thënë zyrtari i Qeverisë.

Ndryshe, idenë për të emëruar një zyrtar të ri për veriun është kundërshtuar nga sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë realitetin në Veri, para se të marrë hapa të tjerë për pjesën më problematike të Kosovës.

Pavarësisht emërimit të koordinatorit, tash e dy vjet Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të ketë ndonjë ndikim në pjesën më problematike të Kosovës. Strategjia për integrimin e pjesës veriore nuk ka gjetur zbatim dhe tash me veriun po merren KFOR-i dhe EULEX-i, pasi serbët lokalë i kanë bllokuar rrugët me barrikada si pasojë e aksionit të ndërmarrë nga Policia e Kosovës, në korrik të vitit të kaluar.

Zyrtarë të BE-së tani po kërkojnë që pala kosovare të hartojë një strategji socioekonomike për veriun, por gjërat në këtë drejtim nuk kanë lëvizur ende.

 

Komente (6)

xhevdeti30.04.2012/03:58

Me mire ju Qeveritar ju kordinoni mandolinat dhe qifteliat,grahnjani kenges ndoshta veriu Clirohet me muzike se per ju shkiet na vine deri ne Prishtine.

mergimtari29.04.2012/21:44

Pershendetje kjo qeveri nuk eshte e interesuar te punoj per qytetaret por vetem per gjepat e vete i till ishte edhe ky ylber hysa turp per qeverin turp per ylberin

zizi29.04.2012/20:09

kot po ja futin keta komentues. As nuk e njohin ylber hysen. Vetem pse ka qene i emruar nga thaci nuk do te thote qe eshte si aai i padijshem. Bile bile, ky hysa eshte nder te rrallet qe i kupton do sene para se me ndodhe, e jo si shumica pasi qe ndodhin!

dilaveri29.04.2012/14:22

Qysh more po kordinatooor. Sa njieri pa pun po sillet, po, te zgjidhet nji koordinator, nja 35 nen koordinatora dhe se paku nji nenkoordinator kryesor. Ngase njerzit pa pun po sillen ej. Se nomin e bajn pastaj. Ha ha.

Dreni29.04.2012/12:12

Per suksesin qe e pat Y.Hysa si kordinator i Mitrovices u shperbly me titullin ambasadore i Kosoves ne Maqedoni,vetem vazhdoni ne kete menyre se edhe naj dite ka per me dale pakica maqedone ne Kosove e edhe ata duhet me qene pjes e flamurit te Kosoves qe tani ka gjashte yje e me vone shtate yje dmth plus nje per pakicen maqedone, pastaj per ate vllahe...shum jemi duke duruar por cdo durim ka limit.

niami29.04.2012/11:19

sa per Ylber Hysen,me kete njeri une personalisht kame pasur kontakt ne vitet e 89,ku ne lokalin tim Tavnik,ka ardhur dhe ka kerkuar para per ndonji iniciativ te tij ne ate kohe ka qene i vetem.Kurse une personalisht kame qene me vellain tim dhe per fate ka ardhur ne ate moment edhe kryetari i vijes se rruges tone ku e kemi larguar se ne ate kohe eshte dalur rregulli ndihma mund te kerkoj vetem kryetari i vijave te rruges.Mirpo ai ne ato momente eshte inatosur pa mase,me kete dua te theme per mua eshte nje njeri i dyshimt pa mase,e cili mund te jete i korroptuar,i cili lufton per post pra e njeh vetem interesin e vete.

pershendetje nga gjerm.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell