Presidentja në ballo vjeneze në Ditën e të pagjeturve

Artikujt tjerė
- Prania më e madhe e KFOR-it shtensionon situatën në Mitrovicë
- Opozita e OJQ-të e vlerësojnë të politizuar emërimin e ambasadorëve
- Ndezja e zjarreve për 1 Maj do të dënohet
- Rrëzohet padia e Pretenit kundër Çohu
- Albright: E lumtur për atë që bëra në Kosovë
- OSBE rrezikon Kosovën
- Përfaqësuesit e punëtorëve kanë zgjedhur të heshtin më 1 Maj
- Në Graçanicë u konfiskua material zgjedhor të Serbisë
- Policët e Kosovës, pushime në Budvë me para të kriminelëve
- Gerxhaliu: Varfëria në Kosovë, bombë e kurdisur
Prishtinë, 29 prill - E premtja e 27 prillit për presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, ka qenë ditë e zakonshme. Në mesditën e kësaj dite, dhjetëra kilometra larg zyrës së saj në qendër të kryeqytetit, është shënuar Dita kombëtare e të pagjeturve. Lotët dhe zhgënjimi janë bërë bashkë në Lëndinën e pikëllimit në Mejë të Gjakovës. Aty ka qenë e ftuar edhe ajo. Por presidentja nuk ka shkuar në Mejë. Ajo nuk ka dhënë as edhe një deklaratë publike në kujtim të kësaj dite, shkruan sot Koha Ditore.
Disa orë pasi familjarët e të pagjeturve kishin kujtuar dhimbjen e mungesës së më të dashurve të tyre, e para e vendit është parë diku tjetër. Hoteli luksoz në qendër të Prishtinës ka qenë vendi ku rreth orës 19:00, presidentja Jahjaga është parë e veshur, e rregulluar në mënyrë solemne. Aty të premten mbrëma është mbajtur një ballo vjeneze e organizuar nga Ambasada e Austrisë në Kosovë dhe Asociacioni austriako-kosovar. Ngjarjes së vallëzimit i janë bashkangjitur edhe personalitete të tjera të Qeverisë së Kosovës.
Në Presidencën e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë arsye për mungesën e Jahjagës në Mejë të Gjakovës e as për mungesën e një deklarate publike për Ditën kombëtare të të pagjeturve.
(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)


ana30.04.2012/11:00
Cfare "njerez" po e udheheqin shtetin,mund te them qe shume mire i kemi punet.Mjere per ne,ne duart e kujt kemi mbetur!Zoti e ndihmofte popullin,e keta qafira i udhezofte ne te kunderten i shkaterrofte!!!

Kosovar30.04.2012/10:16
E keni kot nese kërkoni 'politikane' të ndershëme. E sa u përket udhëheqësve tanë, deshtëm apo s'deshtëm, ata patjetër e përfacsojnë shumicën e popullit mentalitetin e shumicës së popullit tonë.

Lea 30.04.2012/09:27
Pershendetje per GJakovarin...
Fillimisht po them se nuk e arsyetoj aspak sjelljen e presidentes ne kete rast..por ajo qe po du me thon osht se ti po e tregon veten ma fshatar se fshataret e vertet, boll ma me keto ndasit fshatqytet se nuk don me thon se duhet me qen qytetar per me qen i dijshem!!!

Avniu30.04.2012/09:15
te tillet ne ket rast sikurse Presidentja po ti njifke dhe ti qante hallet e Popullit jemi te bindur se kurr nji herit sdote ishte aty ku është tani si Presidente .

Xërxe30.04.2012/09:12
Për të pagjeturit duhet bërë burra e të qesim pushkë , e jo të pritni duar hapur kriminelët serb që shetisin nëpër Kosovë.

drenicaku30.04.2012/07:48
O nuk jau nin ketyne per popull o shipeca,keta kan ardh ne pushtet per veti,e jo me u marr me problemet e popullit,edhe kur te kethehesh boll mir po ja bajn kur kan nje popull kaq budall,pse jo.
Populli duhet mu qu prej gjumi,se nese presum deri sa te ngihen keta ,kurr nuk kan me u ngi.
E per presidenten,e dim si ka ardhe si parashutiste,veq nje pull e ka shtyp delli e hop ka fluturu ne karik te presidentes,kjo eshte dro se njeh baben e vet tash e jo po i bjen ne men per te pa gjeturit,hajt popull ahmaka hajt

gjon pali 230.04.2012/07:12
Ooooooo komentues te dashur po ju sjeni bash tamam, krejt e shani qeverin e ne zgjedhje ne Ferizaj PDK mer me shum vota, dmth. ju jetoni ne Mars.

agim30.04.2012/00:24
Hajde masi po kallxoni qaq burra te fort,nuk po ju pelqen PDK , LDK etj....hajde po dalim krejt Kosova ne protest e po i hjekum keta mu.a.....

oj shqipe30.04.2012/00:21
po si nuk ju vjen turp te fyeni njeriun e pare te shtetit?e ju qe kritikoni çka keni bere per te humburit??? keni fjale e vepra nuk keni!!!

nora kasapi30.04.2012/00:08
Kjo zonja po mban zi per fatin e kosoves andaj e reflekton me veshje edhe ne ballo qe kurre bota nuk e ka pa nje fustan te si ne ballo e shef ne Kosove.Si fustani i zi edhe kjo faqezeze.Nuk pranohet nje poist i tille vetem me shkolle te mesme e nje kurs te dobet perkthyesi.I mjeri fshati kand kan pas mrenda e mjer familja e Kosova qe ju ka ra me te pase pune me ty.

naimistockholm30.04.2012/00:00
Si jemi ne pergjithsi ashtu e kemi edhe presidenten, po ashtu dhe qeverin.Para luftes,ne kohen e Titos thojshin se qytetaret e gjakoves kan pas shum urrejtje ndaj fshatarve.Si po duket me vend e kishin pas.

filip gjergji 29.04.2012/23:57
o kqyre kryetaren po te mire e kena na rujt zoti ruju po te thehen shtikllat haha

iliri29.04.2012/23:08
A ka dite me kcye bile.

Mali29.04.2012/21:54
Po pse mos me shku kjo naper Party a mos ka me udheheq shtet kjo,Si si vjen turp nga familjaret e te humburve kesoj zonje more turp i qoft

Rahman Rama29.04.2012/20:43
Presidenca nje katastrof prej sekretareshes,keshilltarve, e perfundimisht me presidenten!
Po cfar njerz jan keta, te cilve nuk iu kujtohet dita e te pagjeturve, qe presidentja ta jep nje porosi, ta mer nje obligim per gjetjen e te pagjeturve,te cilet kan qen te pushkatuar e te masakruar! Po ftohet per ne Meje, e po shkon ne ballo Vjeneze!
Nuk kan faj komentuesit qe po e kritikojn sjelljen e saj,a mos po pret dikush qe ta lavderojne per gjestin e bere? Sikurse Murizi!

Shqyptar29.04.2012/20:29
Ku t'mbet "shqiptaria", zonja 'barbi kuekell', se larg t'qenit kryetare e shtetit, jeni ju, qe s'dini se ç'eshte dhimbja per bashkekombasit tuaj te zhdukur?! MARRE!!!

ylberi29.04.2012/20:22
kjo krejt vemendjen te doka e ka edhe se a po mundet me e mashtrue ndokend. derisa kte kush te don e mashtron. vetem i lutet zotit. se mend ska kjo.

Afrim Suedi29.04.2012/19:34
Turp! Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për familjet e të pagjeturve. Mirëpo në këtë rast, Presidenca dhe intitucionet tjera të cilët kanë vënë në harresë të pagjeturit nga gjenocidi i fundit serb në Kosovë, kanë mundur që të paktën tiu japin përkrahje morale.

lili29.04.2012/19:20
ne ballo vjeneze nuk vishet kur fustan te zi!

fifi29.04.2012/16:47
kush e fyn e fyn ameriken ket e kemi dhurat nga amerika ...

Edi29.04.2012/14:18
Gjendja sociale ne vend para shperthimit e balloja luksoze ku jane shpenzuar shuma te medha per dukje dhe veshje Nga buxheti sigurisht se pagat e tyre nuk ju mbulojne kete luks nuk perkon me realitetin aspak. Eshte nje shperputhje e madhe andaj kesaj pune do i vij fundi i turpshem.

YLBERI29.04.2012/13:07
A s,paska pas noj syneti apo kanagjeq ne Gjakove, o sa keq ani se mire bahet puna...o te mjeret ne kushe eshte PRESIDENT I KETI VENDI.

Murrizi29.04.2012/13:05
Plasni armiqt e Kosoves.
Zonja Kryetare është e pazavenëdsyeshme për momentin.

prishtina29.04.2012/13:03
nuk kan faj partit jo SI p.sh PDK
kur shqiptari bohet budall per 50euro 1vote e 4vjet tjera ne qeveri me hek aj person per ni kafshore buk sosht e logjikshme qysh munden me votu ni parti kur nuk i sjell te mira ky ka faj populli
mos u boni budall o kosovar po votote nje parti ce ja shihni hajrin se ceshtu kan me ju myt tu vjedh e tu ju rrejt jo sod pasaportat jo neser ce 3vjet u nis kjo pun e sen ska keni mbet te mbyllur nekosov

jakova29.04.2012/13:03
Per Kushtrimin!
Presidentja vjen nga fshati Cermjan sa per saktesi.Fundja c'rendesi ka nga vjen? Me rendesi eshte akti i paturpesise!

tuti29.04.2012/12:55
Mosrespektimi i viktimave po shprehet edhe ne faktin qe ambasada austriake ka organizu ballo ne kete dite. por kur te huajte po shohin qe neve spo na merzitet shume per viktimat edhe kemi fillu me i harru, perse me ia ndi atyne?

Gjakovari29.04.2012/12:53
pershendetje per Kushtrimin nga Gjermania.Kushtrim,po te njoftoj se Presidentja e jone Atifete Jahjaga nuk asht gjakovare por nji fshatare nga Dushkaja e komunes se Gjakoves.Kjo kryetare fatkeqesisht nuk asht e brymosun me mentalitet qytetar por sikurse gjithe klasa polike kosovare me ate mentalitetin primitiv fshataresk.Per kete arsy na ndodhin keto gjana primitive me keta njerez primitiv.Thoshte Ibrahim Rugova "Zoti qoft me ne" se me kesi sorta keq e kemi punen.

xhevdeti29.04.2012/12:42
Ne vend te vallzimit ne ballo mos e kaluajtur shoten,zonja presidente mire ja ke bere se e pate fatin e madh qe te beri presidente zarfi.

sefedin gjokaj29.04.2012/12:39
tamam siq thot Ali asllani "gjersa fshati i varfer digjet KRYEKURVA nis e krihet"

aristo fani29.04.2012/12:18
kjo presidentja e jon kukull e shumfisht.

Arifi nga Fush Kosova29.04.2012/12:12
FEMRA KRYETARE GJDOHER SHERR KA MBJELL DHE KA ME MBJELL. SHEMBUJ. MBRETRESHA TEUT U SULMUE DHE U MUND NGA ROMA. FARAONJA E FUNDIT EGJIPTASE KLEOPATRA U MUND NGA ROMA. KRYETARJE E ISRAELIT GOLDA MEIRI ME 1973 U SULMUA NGA ARABET. POR EDHE NE KOSOV, TERRORIZMI NE VERI POR EDHE KIDNAPIMI I POLICVE NGA SERBIJA. E TUTJE QKA DO TE PRESIM NGA KRYETARJA FEMER QFAR BAKSUZI.

shkumbini29.04.2012/12:11
Ju lutem per disa ktu qe po komentojn e po thojnKjo eshte vetem Presidente dhe vetem Kukull dhe ska drejt! po qysh nuk ka drejt ,Po kjo eshte barr e cdo qytetari shqiptar ne KS,te ndajam dhimbje me familjaret e Deshmoreve,te Humburve dhe te Pagjeturve,por kjo eshte KS jon deri sa nje Nanë qan mbi varin e te birit apo vajzes ,,,tjetra behet gati per nje mbremje në ballo vjeneze,,Zoti na ndihmoft!

Premtimi29.04.2012/11:52
Presidentja jonë ish përkthyesja në thojza, nuk ka marr pjesë në përvjetorin e të pagjeturve se në ballo ka mendu mi fol në vesh ambasadorit Austriak lidhur me këtë problem, bile bile kish lyp një këngë të mërzitshme të Mentor Kurtishit për vals, edhe gjithashtu ishte veshur me të zeza në shenjë.
Populli Kosovar definitivisht nuk din mu riaktivizu dhe do të duroj edhe më shumë, sepse tolerancën e kanë të mësuar gabimisht! As zoti nuk është i interesuar të na ndihmoj, kur i sheh se sa të durueshëm që jemi dhe nuk dimë të reagojmë! Na morri pusi o vllezër e motra!!!

cimi.Pejë29.04.2012/11:41
te nderuar komentues kjo qfar ka bere presidentja nuk do koment,komplet garnitura jone politike jo vetem presidetja janë bere servil i te huajve asnjehere deri me sot nuk kan bere atë qfar eshtë ne interes te shtetit apo popullit por gjithmon qfar na kan sygjeruar te huajt ,ok ne duhet te bashkëpunojme me bashkesin nderkombetare por jo të kapitulojmë para qdo gjeje qfar na propozojn ata,ndersa per presidenten e cila nuk gjeti kohe te shkoj ne Diten e pikellimit ne fshatin Meje te Gjakoves duhet ta ,,kuptojmë,, sepse vetem kaq din dhe e njejta neve popullit nuk na ka elektorat por ka marrveshjen Thaqi,Dell Isa Mustafen dhe Bexhet Pacollin i vet quajtur Shoku Tito.

Dreni29.04.2012/11:39
Ppersonalitete e till vetem sa na e rritte dhimbjen dhe vujtjet per ne te cilet na mungojne familjaret tone.Nuk eshte dicka e papritur sepese A.Jahjaga eshte me shume e zene me pedikeret dhe kshilluesit e saje se si te duke dhe si ti rendise ato pake fjale te cilat po thuajse nuk kane ndonje pesh politike e aqe me paku humane.A thua nuk e meritojkemi te kemi nje klase tjeter politike.Zgjohuni sa nuk eshte vone se me njerez te tille na pret vetem terri dhe me keq se deri me tani.

Meha Ludwigshafen 29.04.2012/11:10
Per fat te keq neve SHqiptarve, te huajt na i zgjedhin se ne sjemi te zotet ne shpijen ton,edhe si po shifet zdo tja dalim kurr,jemi te mjer,me kuklla e me matrapaz te korruptuar ju baft mir ekeni lyp qeshtu.....

egzz29.04.2012/10:54
Presidentja e Dellit e Hashimit ne ballo edhe me sigurim,paradox i llojit te vet,e sa per keto dite perkujtimi ne populli shqiptar i kemi fajet se vjedhim vota per ta dhe i lejojme vet qe te na vjedhin pasurine dhe ardhmerine e vendit tone dhe asnjehere nuk protestojme per keto te keqija qe na vijne nga njerezit qe me se shumti demtuan vendin,popullin dhe thirren ne emer te luftes...respekte

Tafa29.04.2012/10:54
Po shihet se qfar Presidente je se per ty ma interesant asht me u defry ne ndonji Ballo me Dellin se me qen aty ne ato vende ku duhet qe njerzit ka ra viktim per ta gzu ju ket liri te sodit e per ata sotë mos qani koken fare veq knaqnu.
Turp te ju vije te gjithëve juve qeveritarëve.
Dhasht zoti qe po sa te shkoj delli te shkoni edhe ju me te.
Mallku qofshë.
Fund.

mergimtari6429.04.2012/10:02
po kjo nuk eshte presidente por vetem nje kukull marionet e te huejve ne Kosove po ata familjaret e te pagjeturve ishallazoti ja u lehetson dhembjen se nuk po kane kohe keta qeveritaret tone se keta po vallzojn mbi gjakun e te gjithe atyre qe rane per liri por nese vazhdojn keshtu nuk kane me shijue gjate

Paqarizi29.04.2012/09:56
Kryetare e zarfit more po qa ja nin ksaj per pikllim se ju ka kall dikuj barki,po kryetare qe sdin as me lexu pash zotin marre per KS sa djem i kem me shkoll e kjo me udhčheq nji shtet marreeeeeeeeee.

kushtrimi gjermani29.04.2012/09:54
Te nderuar e i dashur populli im i kosoves. Presidentja kukull vjen nga qyteti i Gjakoves aa.. Nejse dita e te pagjeturve nuk eshte asgje per te edhe per politikanet tjere.Keta politikan poi shfrytezojne te mirat dhe po i keqperdorin te cilat erdhen vetem ne saje te njerezve te vdekur te humbur te perdhunuar etj... nuk po habitem nga Presidentja. I harruan edhe bashkeluftetaret e vete keta te qeverise qekinse kane luftuar me ta sebshkudruaj se qifti i hashimit e ka pa luften vetem ne tv ose me nje 100 vete sigurim si krahe politik i UCKse. Marre,marre dhe mjerim vertete mjerim se kush e udheheq kete popull pas shume sakrificave qe beri. turp turp. Vetem populli i yne eshte shume bujar dhe iu toleron deri ne kete mase se ju politikanet meritoni perjashtim nga kosova dhe moskthim ne vend. Qelbesira na e ndotet vendin dhe nae morret fytyren e nderin tone qe e keni ruajtur nder shekuj. jam i mllefosur si cdo shqiptare tjeter me gjendjen e shqiptareve ne kosove,shqiperi e maqedoni....

kameri 29.04.2012/09:40
Gjaku i Tyne ka me na mallku ! edhe kurr nuk kemi me mujt me perparu ?! Po shkelet Gjaku i Vllaznive dhe Motrave Tona,qe rane per kete Kosove.

peja29.04.2012/09:39
presidentes e hashim thaqit saj ka kall zemern kerkush as qe ja ndin per popullin e ks

abedin29.04.2012/09:19
valla me te vertete ne kosove qdo gje eshte bere monotone. ani ballo vjeneze ne kosove??? me qeshe po me vjen! nuk hyhet ne europe me imitime por me origjinalitet tendin. por,dikah duhen me shkue parate e vjedhura neper tendera !

Puntori29.04.2012/09:08
Mos ja shihni per te madhe se kukullave qpesh po ju qillojn baterijat e djegura e nuk ka mund me leviz e ajo vet nuk mundet me leviz pa ndihmen e baterive.

VESEL BARDHI29.04.2012/09:05
NE KEMI PRESIDENTE VETEM SA PER MARKETING POLITIK, NE SY TE TJERVE, E SA PER PROBLEMET QE I KEMI, PER TE NUK KAN RENDESI.










Murrizi30.04.2012/11:24
Për Rrahmanin nga Murrizi.
Unë jam i ndjekur nga dy shtresa njerzish.
Nga shkiet, edhe nga islamistat tash ciles kategori i perket Rahmanime një r !le ta zgjedh ai vetë, apo të dyjave ?!