• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Reformës zgjedhore, vetëm një muaj kohë shtesë

Publikuar: 29.04.2012 - 08:38

Prishtinë, 29 prill - Komisioni për reformën zgjedhore rrezikon të mos  i marrë tre muaj mandat shtesë për ta përmbyllur misionin që i është ngarkuar nga Kuvendi i Kosovës, me Rezolutën e prillit të vitit të kaluar.

Burime brenda Kryesisë së Kuvendit kanë bërë të ditur se Rregullorja e punës së legjislativit nuk lejon që  komisioneve parlamentare t’u jepet më tepër se një muaj afat shtesë për t’i përfunduar detyrat që u takojnë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky rregull pretendohet se vlen edhe për komisionet ad hoc, siç është ai për ndryshimin e Ligjit zgjedhor.

“E vërteta është se për komisionet ad hoc nuk ka ndonjë rregull të veçantë për mandate shtesë, por në rastet e tilla merret analogjia me mandatet e komisioneve funksionale. E këto komisione, në rastet kur nuk arrijnë të nxjerrin raport me rekomandime për një projektligj të caktuar brenda dy muajve, mund të kërkojnë afat shtesë deri në një muaj”, ka thënë burimi i gazetës.



(Tekstin e plotë e gjeni sot në Koha Ditore)


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell