• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

INPO: PDK shkelësja më e madhe e fushatës në Ferizaj

Publikuar: 27.04.2012 - 16:58

Prishtinë, 27 prill - INPO dhe D4D, të cilët kanë monitoruar fushatën parazgjedhore të partive politike për zgjedhjet e parakohshme në komunën e Ferizajt vlerësojnë se në bazë të raporteve paraprake të vëzhguesve janë vërejtur shumë parregullsi në aspekt të respektimit të ligjit nga ana e subjekteve politike, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës vlerësohet të ketë qenë me shkeljet më të mëdha në fushatë.

Më poshtë mund ta gjeni përmbledhjen e INPO-së dhe D4D me të gjeturat për shkeljet e bëra nga secili subjekt politik.



Partia Demokratike e Kosovës (PDK)



- Ka qenë parti me shkeljet më të mëdha në fushatë dhe ka angazhuar të gjitha forcat duke neglizhuar plotësisht disa nga rregullat e fushatës dhe ligjit për zgjedhjet.

- Në tubimet e saj është vërejtur përdorimi i veturave zyrtare të Qeverisë: Me vetura zyrtare në tubimet e PDK-së kanë ardhur nga Prishtina ministrat Enver Hoxha, Memli Krasniqi, Adem Grabovci, Ramë Buja, Hajredin Kuçi dhe Kryetari i komunës së Vitisë. Këta zyrtarë, edhe gjatë orarit të punës prej orës 10:00 deri 17:00, kanë kërkuar votën për kandidatin e PDK-së, Agim Aliu, tek qytetarët e rastit në rrugë, kafene e dyqane.

- Dje më 26 Prill, 2012 e gjithë rruga Ahmet Kaçiku ka qenë e bllokuar nga veturat zyrtare të Kryeministrit Hashim Thaçi.

- Në shumë nga tubimet e PDK-së është vërejtur prezencë e madhe e fëmijëve, të cilët kanë qenë të manipuluar nga grupe të ndryshme, qoftë familjar apo grupe të organizuara nga shkollat! Konkretisht në fshatin Balaj fëmijët kanë qenë të organizuar në përkrahje të PDK-së.

- Lehtë e vërejtur ka qenë edhe prezenca e punëtorëve me uniforma në disa nga tubimet e PDK-së, duke filluar nga punëtorët teknik të ndërtimtarisë e deri tek punëtorët shëndetësor.

- Takimi i punëtorëve shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe tri QMF-ve me kandidatin Agim Aliu në restorant Orchide (më datën 19 Prill, 2012) disa ditë para fillimit të fushatës ka pasur karakter politik dhe lobues. Punëtorët e QKMF dhe QMF kishin shkuar në Orchide me Autoambulanca!

- Drejtorët e drejtorive të Komunës së Ferizajt janë parë në tubime të PDK-së në orarë të punës,

- Ka pasur edhe pjesëmarrje grupore të mësimdhënësve, sidomos në tubimet e PDK- së nëpër fshatra.

- Biznesmenëve të Ferizajt u ka ardhur ftesë nga Qeveria që dje më 26 prill, 2012 të marrin pjesë në takim me Hashim Thaçin në restorant Orchide.

- Sot, e premte 27 prill, 2012, dita e fundit e fushatës, Nehat Mustafa ka mbajtur një takim me maturantë të Gjimnazit “Kuvendi i Arbrit”. Takimi ka karakter “informues” Mirëpo gjatë vëzhgimit kemi vërejtur se hapësirat kanë qenë mbushura me pankarta të PDK-së dhe qëllimi i këtij takimi ishte lobim për vota. Pjesëmarrësit në këtë takim ishin nxënës maturant.



Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)



- Është veçuar pasi e para ka thyer respektimin e fillimit të fushatës duke vendosur posterët e kandidatit Adem Salihaj 10 orë para fillimit zyrtar të fushatës.

- LDK-ja ka bllokuar trotuaret dhe ka penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve duke vendosur panot reklamuese të kandidatit të saj pikërisht në mes të trotuareve. (Të ngulitura në tokë- çimento).



Partia e Drejtësisë (PD)



Ka vendosur një pano të kandidatit të saj në rrethojat e Xhamisë së Madhe. Xhamia është institucion fetar dhe me këtë gjest PD-ja ka bërë politizimin e objekteve të kultit, gjë e cila ndalohet me ligj. Xhamin dje e ka vizituar edhe Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani diku rreth orës 15:30, respektivisht gjatë orarit të tij të punës si Ministër i Shëndetësisë.



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)



Në ditën e fillimit të fushatës 23 prill, 2012 ka përdorur mjete piroteknike, fishekzjarrë, dhe bombola gazi, tymi në sheshin e qytetit ku ka pasur numër të konsiderueshëm të fëmijëve dhe pleqve. 

Komente (11)

cimi28.04.2012/01:07

Vetevendosja eshte e para voto 23 per ndryshim

lulifranc28.04.2012/00:48

shembull i mir per Vetvendosjen, e vetmja qe ska shkel rregullat

Arber27.04.2012/23:20

Kjo nuk e befason askend. PDK, gjithmone eshte me e keqja per gjdo send. Vetem VETEVENDOSJA eshte demokrate dhe e drejte!

Agroni27.04.2012/23:13

Vetevendosje fiton ne Ferizaj, per te vazhduar ne tere Republiken e Kosoves.

kameri 27.04.2012/21:10

Merita paska W !

Gjovi Berisha 27.04.2012/21:09

qee VV pa shkelje hiq VOTONI VV per Faton Topalli

Genci AKR27.04.2012/20:59

Kjo po Kallxon qe na nuk e shkelum ligjin edhe asniher nuk kena me shkel
Voto 25 RAMADAN HASANIN per kryetar te ferizajt D

Dritoni27.04.2012/19:08

PDK dhe Hashim Thaci jane fatkeqesia me e madhe qe i ka ndodhe ketij vendi prej vitit 1999.

enver veseli27.04.2012/18:46

...keta e shkelin Kosoven e nuk po e shkelin fushaten...

Korrupsioni27.04.2012/18:42

Voto VV voto ndryshimin,vendos vet per VV.

Experti27.04.2012/17:04

Kjo Tregon Pra Vendos Vete Voto Vetevendosjen

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell