• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bllaca kishte kërkuar 600 mijë euro që të mos fliste

Publikuar: 26.04.2012 - 20:38

Prishtinë, 26 prill -  Nazim Bllaca kishte shantazhuar pjesëtarët e grupit të tij, siç i quan ai, që t’i jepnin 600 mijë euro në mënyrë që ai të mos fliste për krimet e kryera, njofton KTV.  Krejt kjo, sipas Bllacës, kishte ndodhur në një takim mes tij, Shpresim Ukës e Hysri Ramës. Bllaca ka cituar Shpresim Ukën të ketë thënë se mund t’i ofrojnë deri në 1 milion euro, vetëm që ai t’i harrojë ato çfarë kanë ndodhur. Dëshmitari bashkëpunues ka thënë se raportet e tij sa ishte në SHIK ia dorëzonte Fahredin Gashit e Shpresim Ukës, por edhe Fatmir Xhelilit e Ferat Shalës. Nga njëri prej tyre ka thënë se madje e kishte marrë edhe rrogën. I dëmtuari në këtë rast, Ismet Arifi, e ka pyetur Bllacën se kush kishte urdhëruar kidnapimin e tij, e Bllaca është përgjigjur se urdhrat i kishte marrë nga Shpresim Uka e Azem Syla. Trupi gjykues edhe një herë ka vlerësuar se Fahredin Gashi është në gjendje të rregullt psikike për të vazhduar pjesëmarrjen në gjykim, i cili vazhdon të premten. 

Komente (9)

rrahim qerkeziqi28.04.2012/05:55

bravo xhemjs bond je nazim bllaca.'

femka27.04.2012/12:23

Cdo njeri qe mendon me qene dikushi ne pushtet ne kosove duhet te jete i paster nga krimi dhe korrupsioni. E ne kete drejtim mendoj qe z. Bllaca i bene argat Kosoves. Dhe duhet te kete mbeshtetje...

burimi shtime27.04.2012/09:20

sa njerit i ka borgj ky njueri me dite ju cmendeni, ky veq per nje arsye eshte dorzu ne polici, per me ik prej borgjlive, edhe qe nuk ka mujt mej shantazhu qita qe po i kesh tani nuk ka pas vend ma ku me nejt.

Qamili26.04.2012/22:07

me sa di une në atë koh nuk ka qen euro por marka Gjermane.

arbenita rexha26.04.2012/21:37

Bllaca tha se i ka kerkuar 600.000 euro qe te mos e publikoj CDne por Shpresim Uka i kishte thene se nuk ta jap asnje cent. Se Uka i ka premtuar 1 milion euro nese hesht ishte "verzioni i ri Bllaces" te cilin e kishte pergatitur tash se voni e te cilin edhe prokuroria akoma se kishte marre. Kete e ka pranuar vet Bllaca ne seancen e sotme prandaj mos rreni se shume poi shtremberoni lajmet. Apo po ju dhem te 300.000 eurot?

lindi26.04.2012/21:23

bbravo bllaca i fort je vallahi gjuha pej tuli qka dush thojn veq nja edi qe i fort je heheheheh

REALITETI26.04.2012/21:06

ky farr burri krejt ket e paska ber per para po shihet mir se ky nuk e ka dert per popullin edhe per krimet qe i ka bo ne fakt po ne qofte se ja kishin dhon 600 mi euro ky nuk do te kishte flas

stoncoll26.04.2012/21:01

bllaca duhet mi kthye paret qe ika marr borxh njerzve,se sja kan fal por ika marr borxh,s ke qet strehim ne eulex me ju ik borxhlive por kjo nuk asht fer,ose kur te ik eulex ik xhith me ta se njerzit kan me ta marr shpin pr borxhe te mdha qe jav ke,dyqysh borxhin duhet me kthye e jo me ik neper gjykata me shantazhue se borxhin qe ike huazue paret te njerzt edhe ne hag me shkue bllaca ske shpetim

feka26.04.2012/20:45

te lumte nazim bllaca..le ta dine i gjithe populli i kosoves se me qfare punesh jane merr keta tradhtare te popullit .

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu