Thaçi i sigurt për formimin e Komunës së Mitrovicës veriore

Artikujt tjerė
- Ahmet Shala mund të mbetet pa post ambasadori
- Pacollit mund ti kushtojë me burg mosdenoncimi i Haraqisë
- Prokuroria nis hetimet për aferën e Grandit
- Kushtetuesja ka interpretuar amendamentin e zhvleftësuar
- RTK jo transparente, fsheh shpenzimet e parave të taksapaguesve
- Vulin hyn pa leje në Kosovë, mbështet strukturat paralele
- Suspendohet u.d. i komandantit në Zveçan, lejoi vizitën e Vulinit
- Mustafa deklarohet rreth arrestimit të Sami Hamitit
- Azilkërkuesit trembin BE-në
- KMSHK, Koha Ditore respektoi Kodin
Prishtinë, 14 shtator - Kryeministri Hashim Thaçi është i bindur se shumë shpejt do të krijohet edhe Komuna e Mitrovicës Veriore, raportoi KTV.
Në fjalimin e tij në Konferencën ndërkombëtare për vetëqeverisjen lokale, Thaçi, tha se komuna në veri do të krijohet duke pasur edhe suksesin e integrimit të komunitetit, në veçanti të komunitetit serb në jug, por edhe komuniteteve të tjera në përgjithësi. Si sfidë tjetër ai përmendi komunikimin e institucioneve të Kosovës me komunitetin serb në veri. Duke folur për integrimin e komuniteteve në shoqërinë kosovare përmes decentralizimit, Thaçi, deklaroi se ky proces ka sfida, duke shtuar se pjesë e pandashme e projektit të shtetndërtimit dhe të vizionit të Kosovës shumetnike ka qenë edhe suksesi i decentralizimit.
Nga ana tjetër, Samuel Zhbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë, tha se do të vazhdojë të mbështesë perspektiven evropiane të Kosovës, duke shtuar se këtu edhe qeverisja e mirë është nocioni kryesor.
Mbështetje për zhvillimin e qeverisjes lokale dha edhe ambasadorja amerikane, Tracy Jackobson, i cila tha se qytetarët duhet të involvohen më shumë dhe duhet të dëgjohet zëri i tyre.









Naimi14.09.2012/15:38
Aapo më mirë të themi, Opstina Mitrovice