• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fund

Publikuar: 31.05.2012 - 21:17

Prishtinë, 31 maj - Pavarësisë së mbikëqyrur nga ndërkombëtarët po i vjen fundi. Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dhe shefi i ICO-së, Pieter Feith. Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vendin tonë kanë bërë këtë konfirmim gjatë konferencës me temën “Sukseset dhe sfidat e komunave të reja të Kosovës”, njofton KTV.

Panelistët  e kësaj konference thanë se fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës do të sjellë përgjegjësi edhe më të mëdha për komunat e Kosovës, ngaqë ato do të duhej të mbështeten më shumë në forcat e tyre për të gjetur mundësi të ndryshme se si t’u ofrojnë kushte për jetesë më të mirë qytetarëve. Sfidë e madhe për këto komuna mbeten strukturat paralele të krijuara brenda tyre. Gjithashtu u përshëndet edhe përkushtimi i Qeverisë për ta themeluar zyrën e re në veriun e Mitrovicës. Ndërkaq, shefi i ICO-së, Piter Feith, ka thënë me këtë rast se është e qartë se sfida më e madhe në procesin e decentralizimit mbetet krijimi i Komunës së re në veri të Mitrovicës, duke e mbështetur vendimin e Qeverisë për hapjen e zyrës administrative për atë pjesë të vendit.



 

Komente (2)

ilijazi01.06.2012/09:16

tash e tutje me kta udheheqesa politik ... jerista dhe hajna e pervetsa, e gjithashtu edhe anti popullor, vetem perpara me fusnot edhe nen serbiii!

Xhavit31.05.2012/22:17

Bazuar në punën e politikanëve të Kosovës,dhe të disa 'miqve' tanë ndërkombëtarë, duket se po i vie fundi tërë Kosovës, ndërsa pavarësi nuk kemi pasur kurrë!

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell