• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Idajet Beqirin e kërkon edhe Shkupi

Publikuar: 28.05.2012 - 10:38

Shkup, 28 maj - Idajet Beqiri, lideri i Partisë së Unitetit Kombëtar i arrestuar javën e kaluar nga autoritetet kosovare në vendkalimin Vërmicë kërkohet edhe në Maqedoni, pasi që për të theksohet se ka qenë organizator i atentateve dhe shpërthimeve në Maqedoni, raporton INA.

Arrestimi i tij ka nxitur shkrime speciale në mediat maqedonase, ku sipas tyre, 61 vjeçari i njohur me nofkën Alban Vjosa si ish-sekretar politik i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka qenë i involvuar për shpërthimin para gjykatës në Strugë dhe vepra të tjera në Maqedoni, për të cilat siç thuhet ai u dënua nga një gjykatë belge.

Në MPB nuk dëshirojnë të komentojnë rastin Beqiri, duke theksuar se ai është në kompetencë të gjykatës belge, e cila kishte shpallur një fletëarrest ndërkombëtarë, dhe kishte dënuar ate me katër vjet burg për vepra terrorizmi. Një gjykatë në Namyr në vitin 2010 shqiptoi dënimin kundër Beqirit për organizimin e sulmeve dhe atentateve në Maqedoni dhe Kosovë. Pas arrestit, Beqiri pritet ti dorëzohet autoriteteve belge.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu