Kosovarët shpenzojnë 220 milionë euro në thirrje telefonike

Artikujt tjerė
- Mustafi kërkon të trajtohet si Milkoviqi
- Kush janë të arrestuarit e djeshëm nga EULEX-i
- Idajet Beqiri, i akuzuar për terrorizëm, mund të ekstradohet në Belgjikë
- Agjencia Kundër Korrupsionit ia fsheh konfliktin e interesit Pacollit
- Diplomatët amerikanë vizitojnë Kohën Ditore
- Iluzioni i afatit rekord në heqjen e vizave për Kosovën
- Bordi i Politikave për Gjuhët, kusht për marrjen e udhërrëfyesit
- SHIK-u ka vrarë njerëz, këmbëngul Nazim Bllaca
- Kuvendi me rregullore të re, mocionet do të jenë detyruese
- BE: Dialogu do të vazhdojë, të përgatiten Prishtina e Beogradi
Prishtinë, 27 maj Kosovarët nuk po i kap kriza ekonomike. Shpenzimet vazhdojnë ti rrisin. Kjo tregohet edhe në faturat e tyre të telefonave. Vitin e kaluar kosovarët kanë shpenzuar rreth 20 milionë euro më shumë në thirrjet telefonike sesa një vit më parë. Të dhënat e fundit të Autoriteti Rregullator të Telekomunikacionit tregojnë se kosovarët kanë rritur më së shumti shpenzimet e tyre në thirrjet telefonike me telefona mobilë, por nuk kanë lënë pa thirrur edhe më shumë me telefonat e tyre fiks. Segmenti i telefonisë mobile ka shënuar rritje prej rreth 9.94 për qind ndërsa segmenti i telefonisë fikse ka shënuar rritje prej 0.67 për qind, thuhet në raportin e ART-së, të publikuar këtë fundjavë.
Sipas të dhënave të ART-së, gjatë vitit 2011 kosovarët kanë shpenzuar hiç më pak se 199 milion euro, apo 18 milionë euro më shumë se gjatë vitit 2010, kur kishin harxhuar 181 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas gazetës, në thirrje përmes telefonisë fikse, kosovarët gjatë vitit 2011 kanë shpenzuar mbi 20 milionë euro. Sipas të dhënave të ART-së, në krahasim me një vit më parë kosovarët kanë shpenzuar rreth 14 mijë euro më shumë.
Këto të dhëna tregojnë se mesatarisht çdo kosovar në thirrje telefonike shpenzon 126 euro brenda vitit, duke përfshirë këtu edhe fëmijët e porsalindur.
(Më gjerësisht sot në të përditshmen Koha Ditore)


mergimi27.05.2012/23:13
ishte kon njiher nji magjup e kishte thon "magjup po me faqe te bardh"
edhe ju fukara po me salltanat
turp

heh lulo27.05.2012/16:03
Nese ski telefon sot smundesh as me u martue. Ska shansa.

aliu27.05.2012/15:41
en Kosov ton i kan ka 2 3 apo 4 numra telefoni
per qata hargjojn na shum edhe qmimet e lira haaaaa

agimi27.05.2012/13:27
Ne shqiptaret kemi veq fjale se pak pune

qytetari27.05.2012/13:16
neper prishtin po sillen vejushat vetmuara neper qytet dhe duke folur me telefona pa nderpre dhe fikall vet pa frajera.

albert27.05.2012/11:50
Leht osht ne dite veq do te kqyrin sa pare hargjohen ne telefonat zyrtar edhe sa ne telfonat privat edhe dihet!Raporti osht nja 10 mij vetaQeveritar dhe te korruptuar! hargjojne sa 2 milion te tjere qe dmth populli.Tung e kini

austri27.05.2012/11:44
Qeveria pa dyshim se po,por edhe vet populli e ka merak,se ka familje qe jon 8 antar e i kan 10 telefona.

naimi27.05.2012/11:38
FRANCA me rreth 70 milion banor, ne vitin 2011 ka hargjue 206 milion,e kosova me me pak se 2 milion ka hargjue 220 milion po qfar krize bre vllazen ne KOSOV,, ju na rept tuj nau anku skem buk me honger,, na puno per ju e ju per ni jet luksoze ..PO jeni QMEND e na qmend edhe neve, jeni met vetem neper restoranta tuj ber martesa, e duke henger mish te ELEFANTAVE neper hotele..I PASUNUT HOTELET E FIKT VETEN E NEVE PER MEND TE MADHE.KETU EDHE NESE BEHET NI MARTES.kushton ma lir,e ke ni meny 9.9 euro se bashku me ni omelcin,, po nuk ki mish elefanti sikur si hani ne hotele,bonja analizen mishit e kqyrne, qfar mishi ju del neper hotele,

kusha27.05.2012/11:32
thon qe kursimi eshte nje kultur ne veti e neve si popull fatkeqsisht na mungon,jo vetem ne telefonata qe i bajm vend e pa vend po mjafton qe ta pecjellim pak edhe transporin rrugor e edhe at hekurudhor shihet sa kursejm, prej mijra makinave qe shohim ne rruget tona shumica prej tyre mus te them 90jan vetem shoferi ose raste te rralla dy vet, e sa per kafiteri gjat oreve te punes mus te flasim

Muharremi27.05.2012/09:31
Jo shokut kjo shifer marramendse vjen nga telefonat e politikanve qe i merr gjumi me telefon si beben me cucell. Per familje te rendomta me ka 3 euro e shtyjn muajin. Shnet paqi

jetoni27.05.2012/09:26
ket pun e ka fukarallaku

marlboroman27.05.2012/09:22
90 i ka hargju qeveria qendrore bashk me qeverit lokale kurse populli nuk hargjon se nuk ka per me hargju






lindi29.05.2012/17:28
kjo i bjen diku 18euro mesatare ne muaj.