Mbi 500 mijë euro kushtojnë zgjedhjet në Ferizaj dhe Kaçanik

Artikujt tjerė
- Idajet Beqirin e kërkon edhe Shkupi
- Hoxhaj paralajmëron tri njohje për Kosovën
- Krasniqi i kërkon BE-së të shpërbëjë strukturat ilegale në veri
- Privatizimet e mëdha në duar të ndërkombëtarëve
- Zonën Ekonomike e Prishtinës, projekt mbi 1 miliard euro
- Policët, në krah të kontrabandistëve
- Grandi po shkon drejt ritenderimit
- Hetimet synojnë zbardhjen përtej akuzave të Martyt
- SKV-ja bllokon Rektoratin
- Zyra në veri, rrugë alternative deri te Ahtisaari
Prishtinë, 26 maj - Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Ferizajt dhe të Kaçanikut po i kushtojnë mjaft buxhetit të shtetit. Më shumë se gjysmë milioni euro do të harxhohen nga buxheti për këto zgjedhje: 227 mijë euro për Kaçanik dhe rreth 300 mijë euro për Ferizaj, raporton KTV. Ky buxhet, por edhe plani operacional është miratuar dhe duket se gjithçka është gati që të nisë procesi zgjedhor.
Në Ferizaj nesër mbahet rundi i dytë, ku të drejtë vote kanë rreth 96 mijë qytetarë, ndërsa do të hapen 25 qendra të votimit me gjithsej 124 vendvotime. Votuesit do ti presin 950 komisionarë në vendvotime, ndërsa përveç 1514 vëzhguesve sa ishin në rundin e parë, kësaj here numri do të rritet për 200 të tjerë. Daka ka thënë se materiali sensitiv dhe josensitiv është transportuar në Ferizaj. Ndërsa në balotazh garojnë dy kandidatë: Agim Aliu i PDK-së dhe Adem Salihaj i LDK-së.


haka 27.05.2012/13:43
Per keto shpenzime ishte dsht te paditet Kryeministri bashke me udheheqjen e partise. Ata e kan dit se keta kryetar te Komunave ne Ferizaj dhe Kaqanik, do te denoehen dhe se te njejtit i ka furur ne garë.

leka27.05.2012/11:52
ska dert poplli ska pare se qeveria tmlon me to

askushi dikushi27.05.2012/08:45
tek neve vertet dominon hajnija gjdokund. Seeeee, poqese une si shembull, i kam ofrue zyrtarve shum sherbime falas, derisa ata mi kan refuzue ato me paragjykim duke me thene mua. Eeeee, askush pa pare sdo ti bante ato. Dheee, ata i kurdisen per vedi tenderat e pa nevojshem, mirepo per ta shum te mireseardhur sikurse infuzijon shpetues per hajnat pooor edhe per kriminelat.

egzoni27.05.2012/08:17
mos deshte pa pare mu mbajt zgjedhjet,sa muhalife

alban27.05.2012/02:33
Po po sjane shume para, por sa me ndertu nje fabrik dhe me i punesue 5000 vete, me tregoni pse aq para ka nevoj, shume cudi a ?










Murtez Xhemajli28.05.2012/10:51
Kjo bëhet për mungesen e një nenit në ligjë që duhet me potencue së nëse duhet me u mbajt zgjedhjet e parakohshme në ndonjë komun për raste të doreheqeje apo raste tjera si smundje apo tjeter atëhere nëse afati i zgjedhjeve të reja është më pakë se 1 vitë e gjysum atëhere nuk mbahen zgjedhjet e reja por nënkryetari i komunës e merrë kryesin e komunës deri në zgjedhjet e reja të ardhshme që e kan afatin e tyre sepse kështy nuk do shpenzoheshin pa lidhje shuma të mëdha te hollash dhe masë 1 viti e gjysem do duhet me u mbajt zgjedhjet e rregullta e kjo është e pa logjikshem qe me u randue edhe qytetari por edhe arka e shtetit mu shpenzue pa lidhje kur postin e kryetarit per atë kohë mundet me e mbajtë nënkryetaari sepse edhe ashty nëse është ndonjë afat nenë 6 muajë mundet me e mbajtë e kjo duhet vlerë vetem në kushte të jashtëzakonshme e mosë me ba hargjime pa lidhje , ashty mendoi unë .