• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Mark Krasniqi u nderua me çmimin "Ora e Presidentit"

Publikuar: 24.05.2012 - 22:23

Prishtinë, 24 maj - Akademik Mark Krasniqi është nderuar sot nga Dega e LDK-së në Gjermani me çmimin simbolik "Ora e Presidentit", me rastin e 24 majit - Ditës së Presidenit. Gjatë një ceremonie në selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë, kryetari i LDK- së Isa Mustafa ia dhuroi ‘’Orën e Presidentit”në emër të degës së LDK-s në Gjermani akademik Mark Krasniqit. Kryetari Isa Mustafa tha: se po nderohen njerëz të rëndësishëm, figura të fuqishme intelektuale, politike, atdhetare, politike të Kosovës, siç është edhe akademik Mark Krasniqi. Ai kujtoi se Mark Krasniqi ka qenë profesor i tij,  prej të cilit ka mësuar shumë.

Akademik Mark Krasniqi falënderoi degën e LDK-së në Gjermani për ndarjen këtij çmimi. Këtë mirënjohje, tha ai, çmon më tepër sesa shumë mirënjohje të tjera që i janë dhënë. "Ibrahim Rugova ka qenë një njeri i pastër si biluri, andaj unë jam lidhur me të sepse ideali i tij ka qenë ideali që unë kam pasur në zemër si fëmijë. Ai ka qenë atdhetar pa kurrfarë ideologjie tjetër që do të shkonte ndesh me atdhetarizmin e tij", theksoi akad. Krasniqi.

 

Komente (3)

isach25.05.2012/12:13

Ketij personi duhet ti jepet qmimi Nobel.Mark Krasniqi ka kontribuar me se shumti per Kosoven.Pershendetje dhe Zoti te dhasht shendet.

beka 25.05.2012/08:27

Mendoj qe njerzit me te afert te presidentit Rugova, duhet me shpesh ta thone te verteten per kete njeri te madh,personalitetin e te cilit jo rralle
disa forca destruktive ne Kosove po orvaten ta njollosin.

beni25.05.2012/01:25

Urime Baca Mark, je një njeri i madh i Kosovës.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu