ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Parimi negociator i suxhukut (3)

Publikuar: 23.06.2012 - 21:14

Mashtrimi i një Ekipi të ri uniteti

7.

Mungesa e një politike të jashtme i ka ndërlidhur të gjitha aspiratat ndërkombëtare në një pike të vetme. Pra edhe kur Kosova do të shkojë në Lojërat Olimpike, edhe kur do kodin e vet ndërkombëtar, edhe kur do adresën e vet të internetit , edhe kur do marrëdhënie kontraktuale me BE-në , edhe kur do anëtarësim në OKB, konteksti i krijuar me një mendjeshkurtësi të paparë është që për të gjitha këto aspirata duhet të kalojë nga dera e negociatave me Serbinë. Ky ka qenë cak strategjik i Serbisë  dhe është arritur.

Dhe, kjo është ajo që po i përsëritet Prishtinës zyrtare këto ditë, me një ton që i përngjet të të bindurit të fëmijëve që ende nuk kanë hyrë në pubertet:: “Mirë , mirë, kjo puna që e bëtë me dialogun teknik, por tash ju presin negociatat me Beogradin për Veriun”.

Kurthi i ardhshëm , ai i cili tashmë u sprovua një herë në dialogun teknik, është se edhe ky proces është i papërgatitur, u lihet ndërmjetësve të fillojnë me përzgjedhjen e temave, pa parime udhëzuese. Për në fund është befasia kyçe: në fund të këtyre negociatave për Veriun sërish nuk do të konsiderohet i mbyllur procesi i negociatave me Serbinë. Sërish do të ketë një proces tjetër negociator, i cili do të quhet ai i normalizimit të marrëdhënieve. Dhe më pas, edhe një tjetër, ai i vendosjes së marrëdhënieve statusore…

Në negociata ky quhet procesi “sallami” (apo në rastin tonë suxhuku) , ku risk pas risku prezantohet një dhe tjetër çështje, por nuk bisedohet për tërësinë.

Një qëndrim të këtillë tashmë e ka të formuluar Serbia, me parimin e saj se çfarëdo që të negociohet ajo nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Një qëndrim të këtillë tashmë e ka të formuluar edhe BE-ja me formulimin se nuk po kërkon prej Serbisë njohjen e Kosovës, nga njëra anë, dhe me përcaktimin e karotave të veta : Serbisë datën e nisjes së negociatave për aderim në BE, e Kosovës liberalizimin e vizave.

Një qëndrim të këtillë e bën Kosova prejse e ka shpallur pavarësinë. Në asnjë të vetmin moment pushteti në Kosovë, në format e koalicioneve të passhpalljes së pavarësisë, nuk ka artikuluar se çfarë dëshiron nga proceset negociatore, dhe si do t’i arrijë këto caqe. Kosova ka marrë pjesë me heshtje në çdo proces, prej Gjashtë pikave të Ban Ki-moonit e deri te dialogu teknik, duke dëmtuar radhë pas radhe interesin shtetëror. Dhe, çdoherë ka bërë sikur po reziston, vetëm për t’u pajtuar pastaj me çdo gjë.



8.

Negociatat me Serbinë prej kohësh nuk janë problem vetëm i pushtetit, por pushteti është marrë me të , me harbutërinë e një provinciali, i cili do të dëshmojë se i di të gjitha, prej ndërtimit të autorrugëve, diplomacisë, e deri te nisja e avionëve.

Tash së fundmi, nga pushteti vjen oferta diskrete ndaj opozitës që të marrë pjesë në procesin e ardhshëm negociator, për shkak se do ta shpërndajë koston politike të rrugës së pamenduar në të cilën është nisur. Opozita do të bënte mirë sikur të mos e pranonte këtë ofertë , qoftë edhe në formën e mbuluar që të ndërtohet një Ekip uniteti nën ombrellën e funksionit kukull që ka personi që është vënë në postin e Presidencës. Kapitulli i ardhshëm negociator, në kushtet e tanishme, është vetëm vijim i dështimeve të deritanishme të pushtetit në Kosovë, të udhëhequr nga zoti Thaçi, qoftë në koalicionin e kaluar, kur vartës i tij ishte presidenti Sejdiu , qoftë në formatin e tanishëm.

Përgjigjja, përkundrazi , duhet të jetë se Kosova nuk ka legjitimitet bazik për të zhvilluar negociata. Për dallim prej Serbisë, e cila zgjedh president e së shpejti edhe qeveri (ndonëse me një bagazh të rëndë nacionalist), por këtë e bën me legjitimitet të plotë demokratik, pushteti në Kosovë është, thënë së buti, i dëmtuar për nga legjitimiteti. Qeveria e tanishme është produkt i drejtpërdrejtë i “vjedhjes industriale” të votave, ndërsa presidentja ka dalë prej anonimitetit të plotë dhe zarfit, kur “vjedhja industriale” e votave u pasua edhe me disa skandale të tjera të shkeljeve kushtetuese. Shikuar nga një perspektivë ajrore, pushteti kosovar gjendet në transicion mes gjendjes së tanishme të votës së vjedhura dhe gjendjes së ardhshme të legjitimitetit demokratik. Derisa të mos mbërrihet një gjendje e këtillë, negociatat nuk kanë kuptim: pushteti pa legjitimitet demokratik dhe në masë të madhe i kriminalizuar apo kriminogjen nuk ka bosht kurrizor për të mbrojtur interesin shtetëror në negociata, është tepër i eksponuar shantazhit apo dëshirës për të dalë nga izolimi.

Përgjigjja kosovare, në fakt, duhet të jetë se prej BE-së kemi nevojë për ndihmë , jo për të na shtyrë në negociata, por për të na shtyrë në standarde të demokracisë për zgjedhjen e një pushteti legjitim. Pastaj do të vijnë pashmangshëm edhe negociatat.



9.

Shkrim pas shkrimi, vit pas viti, do të lajmërohet dikush, posaçërisht në formën e komenteve të popullarizuara elektronike , në portalet e internetit, dhe do të thotë: krejt kjo është mirë çka thua, por lehtë është të flitet pasi ndodhin ngjarjet. Ku ishe më herët?

Ky është nonsens. Shkrim pas shkrimi, vit pas viti, pushteti , që para shpalljes së pavarësisë, ka mundur të lexonte analiza për sfidat që e presin, me skenarë afër reales. Dhe, i ka injoruar nga harbutëria, mungesa e kapaciteteve absorbuese intelektuale apo interesi.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe tash. Problemi esencial nuk është se a ka ide të tjera dhe alternativa më të mira , problemi esencial është se a do ta lejojnë të tjerët(opozita, shoqëria civile) që pushteti ta vazhdojë ecjen e vet shkatërruese - të parasë publike, të perspektivës së zhvillimit ekonomik, të substancës ekonomike , të mundësisë së ngritjes së institucioneve të demokracisë funksionale? Sepse në fund, politika e jashtme nuk mund të jetë më e mirë se ajo brenda: nëse Kosova ka mungesë të politikës së vet të jashtme, atëherë kjo ndodh sepse nuk e ka as idenë bazike se si t’i rregullojë punët brenda vendit.

Komente (4)

xheku19.07.2012/16:06

ne balt e opinga jane rrite te gjith shqiptaret.edhe po te ishin njerzit e odave do te pleqnohej ndryshe nga kta politkan te vetquajtur se odat kan qen parlamenti e qverija e ushtrija e te gjithakoherave.mos e ofendo popullin komentues i nderuar"ura e terzive" e jo si e quani ju "ura e terezive"se jan shum ne kontrast njana me tjetren.respekt per vetonin.pe le te baj zhurem para se me ndodh gjerat dhe ate ta bej me kemngulje se vetem me shkrime nuk bahet kurgja

sala24.06.2012/12:13

Te gjitha gjerat jane thene qe moti po ja qe njerezia s'merr vesh,kishte thene njehere nje filozof freng,dhe vazhdon per fat te keq edhe sot te thuhet edhe pse shume here nga shume kush eshte thene se nuk bene te hyhet ne dialog me serbine pa u pregadiditur mire dhe duke nxjerr ne pah njerez qe kane bagazh te mire te njohurive politike,historike dhe dinakerit qe ka shfaq serbia ndaj te gjitha vendeve te ish jugosllavis e sidomos ndaj shqiptareve per me shume se 100 vite me radh.Ne kete ekip patjeter se eshte dashur te jeni ju z.Surroi,Blerim Shala,Jusuf Buxhovi,Adem Demqai,Rexhep Qosja,Fatmir Limaj e shume te tjere qe nuk mund ti permendim tani,po nuk mund te priten poteza me te menqur as politik dhe as organizativ per keto qeshtje kaq madhore nga kjo qeveri kaq e vogel dhe aspak funksionale qe po punon vetem ne dem te popullit te vet.Historia nuk eshte vjersh qe te shkruhet ne cdo ore ajo shkruhet njehere ne 50 apo 100 vite dhe e njejta do ti gjykoj keta qeveritar qe dialogojn me serbine ne demin tone dhe ashtu si u ndie i turperuar Hashimi para dy diteve do te ndjehet i turperuar para femijeve deri tek sternipat e tij deri ne vdekje sepse hitoria do ti shpall tradhtare te popullit te vet.Privatizimi i shtetit nga disa politikan ndodh vetem ne kete Kosove te mjere.Ty te lumt e keta le te lahen ne kete turp qe po e bejne.

Driton Bakija Gjakove 24.06.2012/09:13

Te Lumte Veton Surroi per kete shkrim te mire.Ju anlizoni situaten ne ,Kosove ne menyre te drjete dhe fakte qe ju paraqsni ne kete shkrim jane ngjarjet reale qe kane ndodhure ne ,Kosoven qe nga shpallja e paravsise se ,Kosoves se ,Kosova qe qeveria e drjeton nuk ka pasur nje poltike unike qe do te ishite ne favore te ,Kosoves dhe jo ne deme te saje.

Ura e Terezive.24.06.2012/09:02

Afër 99 përqind e politikanëve të pasluftës janë rritur në baltë me opinga dhe në oda dhe nuk kanë pregatitjen profesionale dhe intelektuale për funsionet dhe detyrat që kryejnë . Ju kërkoni shumë prej analfabetëve zotni Veton .Surroi.

1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė32°C
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°C