• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Nuk dinte që ishte shtatzënë, lind në frontin e luftës

Publikuar: 20.09.2012 - 19:50

Kabul, 20 shtator - Një ushtare britanike, duke mos ditur se ishte shtatzënë, u nis për një mision në Afganistan. Por, më e çuditshmja është se ajo nuk e mori kurrë vesh se ishte shtatzënë deri në momentin e lindjes. Lajmi bëhet me dije nga Ministria britanike e Mbrojtjes, e cila lajmëroi se ushtarja britanike lindi fëmijën e saj në bazën ‘Camp Bastion’, në provincën Helmand, aty ku tash e sa ditë është dyke shërbyer edhe Princi Harry.  Fëmija i gjinisë mashkullore, i cili lindi pesë muaj para kohe, u ngjiz para se ushtarja të shkonte në mision në Afganistan. “Nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe marrin kurat e duhura”, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë, transmeton Balkanweb. Ndërkohë, një ekip mjekësh pediatër do të vizitojë nënën e re dhe fëmijën e saj në kamp javën e ardhshme.

Ministria e Mbrojtjes ka saktësuar se ky ishte një rast i veçantë dhe nuk do të pranojë femra shtatzëna në radhët e ushtrisë.

Që nga fillimi i luftës, në vitin 2003, rreth 200 ushtare janë rikthyer në shtëpi, për shkak të shtatzënisë, por kjo është lindja e parë e një ushtare britanike në një zonë të nxehtë konflikti siç është Afganistani.

 

Komente (5)

andina23.09.2012/22:15

rrenaaaa

per Kosovarin21.09.2012/18:25

se na Burra

Kosovar21.09.2012/15:26

Nuk jan femrat per lufte. Thjeshte nuk jan krijuar per keso pune.

bardh21.09.2012/11:18

Po habitem a? si mund te jet mirë fëmiu i lidur 4 mujsh qudi, kjo mund te jet vetem mrekullia e ALLAHUT TE MADH

Zana 21.09.2012/09:00

Shum e quditshme, nese femija ka lindur 5 muaj para kohe atëher femija ne barkun e nënës eshte vetem 4 muajsh dhe si do te jet ne gjendje te mire shëndetësore?

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 27°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell