Arrin versioni i ri i paketit OpenOffice

Artikujt tjerė
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Në Kamboxhia zbulohet një qytet i lashtë
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
Me kalimin e shumicës së programerëve të vjetër të OpenOffice në projektin LibreOffice, Oracle të drejtat për zhvillimin e paketit pa pagesë për zyra ia barti organizatës jofitimprurëse Apache Software Foundation, e cila e ka vazhduar këtë proces, edhe pse më ngadalë se sa do të dëshironin të gjithë adhuruesit e gjërave pa pagesë.
Apache OpenOffice 3.4.0, para së gjithash, sjell licencën e re për shfrytëzim (Apache License 2). Kjo licencë do të duhej tua lehtësonte programerëve distribuimin dhe modifikimin e paketeve, si dhe kalimin e shfrytëzuesve nga ndonjë paket komercial në OpenOffice.
Risitë që kanë të bëjnë me funksionalitetin kryesisht ndërlidhen me përshpejtimin e disa veglave (Calc dhe Impress), përmirësime të vogla në interfejsin e tyre dhe përkrahje më të mirë për grafikën vektoriale skalabile. Paketi natyrisht ka aplikacionet për përpunim të tekstit (Writer), krijim të prezantimeve (Impress), vizatim (Draw), krijim te bazave të të dhënave (Base), futjen e formulave matematikore (Math) dhe kalkulatorin tabelar (Calc), si dhe përkrahjen për sistemet 64-bitëshe me Linux. Përveç faktit që dëshiron të riorganizojnë komunitetin e programerëve rreth OpenOffice dhe të nxisin punën më aktive në versionet e tij të ardhshme, Apache thekson edhe që për këtë paket ekzistojnë edhe më shumë se 800 ekstensione.






