Microsofti përkrah teknologjinë Hybrid Memory Cube

Artikujt tjerė
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
Konsorciumi Hybrid Memory Cube, në krye me Micron Technology dhe Samsung Electronics, ka bërë të ditur që i është bashkuar edhe Microsofti. Konsorciumi HMC është aleancë e prodhuesve të pajisjeve dhe integratorëve të sistemeve të cilët bashkëpunojnë në zhvillimin dhe implementimin e standardit për teknologji të re memorike të quajtur Hybrid Memory Cube. Kjo teknologji paraqet një hap të madh në drejtim të rritjes së bandwidthit dhe performancave memorike, ndërsa zvogëlon energjinë dhe latencën e nevojshme për qarkullimin e të dhënave mes fushave memorike dhe bërthamave procesorike. Kësaj organizate i takojnë edhe Altera, IBM, Open Silicon, Xilinx, dhe tani edhe Microsoft, ndërsa grupi ka njoftuar se është duke punuar në finalizimin e propozimit dhe së shpejti do të bëhet publikimi i specifikimeve të interfejsit.








