NASA: Për dy vjet do të zbulojmë planetin si Toka

Artikujt tjerė
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
- Si ruhen ushqimet në frigorifer
- Udhëtimi përurues për Airbus 350
Gjatë dy viteve, pohojnë shkencëtarët e NASA-s, do të zbulohet planeti në të cilin, mu sikurse në tokë, do të jetë e mundshme jeta.
Astronomët deri tani kanë zbuluar më shumë se 750 planetë tjerë, ndërsa teleskopi hapësinor i NASA-s, Kepler, ka regjistruar 2.300 kandidatë shtesë të cilët tani duhet të studiohen dhe të shihet nëse bëhet fjalë për planetët. Planeti në të cilin mund të ekzistojë jeta si në Tokë, duhet të ketë madhësinë e planetit tonë dhe në distancë përafërsisht të njëjtë nga dielli i vet, respektivisht ylli rreth të cilit rrotullohet.
Besoj që teleskopi Kepler do të gjejë planetë si toka gjatë dy viteve të ardhshme. Do të mund të tregojmë me gisht saktësisht në yllin e caktuar në qiell dhe të themi: Ky është planeti në të cilin është e mundshme jeta, është i bindur Shawn Domagal-Goldman, hulumtuesi nga selia e NASA-s në Washington.
Shkencëtarët e NASA-s tashmë janë duke punuar avancimin e mënyrave me të cilat do të vëzhgojnë planetët e sapozbuluar, të ngjashëm me Tokën. Thonë që procesi është shumë i komplikuar dhe kërkues, sepse bëhet fjalë për planetët e vegjël, të cilët për shkak të shkëlqimit të yllit të tyre amë, është gati e pamundshme të vërehen, përcjell Space.com.






