Çokollata e zezë rregullon kolesterolin?

Artikujt tjerė
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
- Në Mars bien mbi 200 asteroide në vit
- Ecja 1 700 hapa në ditë largon vdekjen
- Shkenca shënon një hap përpara në klonimin e njeriut
- Në Diell ndodhi një shpërthim i ri i fuqishëm
- Raporti ndërmjet belit dhe trupit tregon sa gjatë do të jetoni
- 10 fakte të parëndësishme për Zuckerberg
Kur bëhet fjalë për përparësitë shëndetësore të çokollatës, çokollata e zezë, për dallim nga e bardha, është shumë më e shëndetshme.
Shkencëtarët nga Universiteti në San Diego kanë kryer hulumtimin ku pjesëmarrës ishin 31 meshkuj dhe femra. Ata është dashur që çdo ditë të hanin 50 g çokollatë të zezë apo të bardhë në periudhën prej 15 ditësh. Tensioni i tyre i gjakut, sheqeri në gjak dhe kolesteroli janë matur para dhe pas hulumtimit.
Ata që kanë ngrënë çokollatë të zezë në fund të hulumtimit kanë pasur nivel më të ulët të sheqerit në gjak dhe tension më të ulët, ndërsa shkalla e kolesterolit është reduktuar më së shumti, për madje 20 për qind.
Hani çokollatë të zezë dhe jo të bardhë. Po ashtu mos harroni që masa është çelësi për gjithçka, pra edhe në konsumimin e çokollatës, ka deklaruar prof. Mee Young Hong.
Shkencëtarët pohojnë që çokollata duhet të përmbajë të paktën 70 për qind kakao, i cili përmban antioksidantet dhe ndihmon trupit që në mënyrë më efikase të shfrytëzojë insulinën, për çshkak reduktohet niveli i sheqerit të gjakut.
Nga ana tjetër, çokollata e bardhë nuk përmban antioksidante, por vetëm yndyra dhe sheqer, për çarsye vështirësohet qarkullimi i gjakut.
Këto rezultate janë prezantuar në konferencën mjekësore, janë akoma preliminare dhe nuk duhet të merren parasysh derisa nuk i vlerësojnë edhe ekspertët e tjerë.








