ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rreth Zelandës së Re noton një kodër vullkanike sa Belgjika

Publikuar: 10.08.2012 - 12:48

Wellington, 10 gusht – Sasi e madhe urësh vullkanikë, përafërsisht  sa shteti i Belgjikës, po noton në ujërat përreth bregut të Zelandës së Re.

Forcat e aviacionit kanë vënë re gjatë javës gurë, me madhësi topash të golfit, që kanë formuar brezin rreth gati 26 mijë kilometra katrorë, në veriperëndim të Oklandit.

Bëhet fjalë për gurë me vrima me origjinë vullkanike, të cilët nën rrezet e diellit reflektojnë ngjyrë të pazakonshme të bardhë, gati të tejdukshme, që më së shumti ngjason në kodër akulli.

Togeri i marinës së Zelandës së Re, Team Oscar tha se kjo ishte “gjëja më e çuditshme” që kishte parë gjatë 18 vjetëve t fundit. 

Shkencëtarët besojnë se bëhet fjalë për gurë që janë hedhur gjatë erupsionit të ndonjë vullkani nëntokësor, transmeton AP-ja.

Ata janë të bindur se gurët nuk kanë asnjë lidhje me vullkanin në malin Tongariro, i cili u aktivizua këto ditë pas 115 vjetësh qetësie, tashmë i njohur sipas skenave të filmit të popullarizuar “Zoti i Unazës” .

  

Komente (1)

e10.08.2012/12:52

mos e keni fjalen per filmin Lord of the Ring Zoti i unazes?

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C