ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vera e kuqe për jetë të gjatë

Publikuar: 03.06.2012 - 08:41

Studiuesit kanë konfirmuar se një element përbërës që gjendet tek vera e kuqe, lufton pasojat e dëmshme të plakjes dhe mund të ndikojë tek zgjatja e jetës, duke pakësuar sëmundjet që shoqërojnë plakjen. Ata thonë se ky studim dhe zbulime të tjera të kësaj fushe mund të çojnë në vitet e ardhshme, në zbulimin e një ilaçi kundër plakjes.

Resveratroli, një molekulë e vogël që gjendet tek vera e kuqe ka treguar se tek ekperimentet e kryera me mizat dhe krimbat, ka rritur ndjeshëm jetën e tyre, duke kufizuar sëmundjet, përfshirë kancerin dhe sëmundjen e zemrës. Studjuesit thonë se resveratroli ndikon pozitivisht tek speciet e ndryshme, duke shtuar aktivitetin e mitochondrias, që luajnë rolin e fabrikave të energjisë tek qelizat e njeriut.

Tani shkencëtarët për herë të pare kanë krijuar një model për minjtë, që mund të ëojë në të ardhmen në prodhimin e një ilaçi kundër plakjes. David Sinclair është professor i gjenetikës në Universitetin Harvard dhe autor i studimit më të fundit, që tregon për ndikimet pozitive të resveratrolit tek shëndeti i minjve, transmeton VoA.

“Puna në laboratoret tona dhe tani e disa kompanive synon gjetjen dhe zhvillimin e ilaçeve që mund të përdorin mbrojtësit natyralë të trupit kundër sëmundjes dhe shpresojmë që një ditë do të kemi ilaçe që mund të vonojnë avancimin e shumë sëmundjeve dhe ndoshta edhe të ngadalësojnë plakjen”, thotë Sinclair.

Substanca Resveratrol ndikon në shtimin e energjisë tek qelizat, duke aktivizuar një numër gjenesh të njohura si sirtuina. Ajo ndikon sidomos tek një gjen i quajtur SIRT1. Studentët në laboratorin Sinclair e çaktivizuan gjenin SIRT 1 tek minjtë, duke i dhënë atyre Tamoxifen, një ilaç që zakonisht përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit. Kur minjve i dhanë doza  resveratroli pasi SIRT1 ishte çaktivizuar, studiuesit zbuluan se përbërja nuk e përmirësoi funksionin e tyre mitokondrial, por vetëm shtoi energjinë tek ta. Studjuesi Sinclair thotë se ky zbulim konfirmon edhe një herë rolin e gjenit SIRT1 tek plakja e shëndetshme.

“Synimi ynë është që kur pacientët shkojnë tek mjeku dhe kanë diabet, apo sëmundjen e Alzajmerit në faza fillestare, mjekët t’i japin këtë ilaç. Si efekt anësor i këtyre ilaçeve është se ato të mbrojnë nga kanceri, nga sëmundjet e zemrës por të shtojnë energjinë. Këtë lloj ilaçi po përpiqemi ne të krijojmë. Dhe studimi i ri tregon se kemi hyrë në atë rrugë.”

Studjuesi Sinclair thotë se tani po fillojnë provat e resveratrolit tek njerëzit dhe ai parashikon se ilaçi i parë kundër plakjes mund të dalë brenda 5 vjetësh.  Artikulli i gjentistit të Universitetit Harvard dhe kolegëve të tij është botuar në revistën mjekësore Metabolizmi i Qelizës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CShi
Shkup 19°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell