ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Lumia 610, tejet e kufizuar?

Publikuar: 02.06.2012 - 21:09

Pasi që Nokia lansoi smartphone aparatin e vet më të lirë Windows Phone nga seria e njohur Lumia, njoftoi që shfrytëzuesve të tij nuk ua rekomandon shfrytëzimin e aplikacionit Skype, sepse specifikimet hardverike të këtij telefoni nuk mundësojnë ekzekutim adekuat të aplikacionit. Edhe pse SoC me 800 MHz dhe ekran me 3,7”, duket që problemi është tek 256 MB RAM, sepse lista e aplikacioneve të cilat nuk mund të punojnë në këtë telefon është gjithnjë e më e madhe, kështu që përveç Skype, në listë gjenden edhe Angry Birds, Tango dhe PES 2012. Microsoft pohon që vetëm 5 për qind e aplikacioneve mund të kenë vështirësi në punë në pajisjet me 256 MB, kështu që nëse gjërat nuk kristalizohen mes Microsoftit dhe ekipeve zhvillimore të aplikacioneve, besojmë që gjërat e tilla do të ndikojnë mjaft në shitjen e Lumia 610, por edhe WP telefonave të tjerë të lirë.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CI kthjellėt
Tiranė 19°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell