Nxehet beteja e smartphone-ve

Artikujt tjerė
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Në Kamboxhia zbulohet një qytet i lashtë
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
Konkurrenca në tregun e telefonave celularë, kryesisht atyre me ekran të prekshëm, ose touchscreen, sa vjen e bëhet më e egër për shkak të modeleve të shumta që po prodhohen nga kompani të ndryshme elektronike.
Kështu, pas modeleve spektakolare të Apple apo Samsung, në ditët e fundit është prezantuar modeli i parë i smartphone-it Intel Inside nga kompania telefonike Everything Everywhere.
Objekti elektronik ushqehet nga një bërthamë e Intel, Atomi Z2460 dhe ka në përdorim sistemin Android të Google. Ai është prodhuar nga kompania kineze Gigabyte, por do të dalë në treg nën tutelën e degës Orange të Everything Everywhere.
Modeli në fjalë shënon hyrjen e Intel në tregun e dominuar nga qarqet elektronike të bazuara në projektimet e firmës britanike Arm Holdings.
Telefoni i ri celular do të dalë në shitje më 6 qershor në Britani, ku do të pagëzohet me emrin San Diego, dhe pak më vonë në Francë. Përsa u përket tregjeve të tjera nuk ka pasur një njoftim.






