• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Woody Allen do një film të madh

Publikuar: 30.06.2012 - 09:54

Edhe pse po i afrohet 80-tëshit, veterani amerikan i filmit Woody Allen thotë se dëshira për të bërë një film të madh është ajo që e mban akoma në lëvizje.

"Unë jam 76 vjeç dhe mendoj se kjo nuk do të ndodhë, por jam duke u përpjekur akoma", u ka thënë ai gazetarëve në Paris.

"Unë do të doja të bëja një film të cilin do të mund ta prezantoja pa turp në festival filmi, krahas filmave si "Rashomon", "Vula e Shtatë " dhe "8 1/2", që unë e konsideroj si kryevepër”, ka thënë Allen.

Allen, siç transmetojnë mediat franceze, në Paris ka promovuar veprën e tij të fundit, “ToRomewith Love”, në të cilën, së bashku me të luajnë edhe Penelope Cruz, Alec Baldwin e Roberto Benigni.

Bëhet fjalë për studimin tragjikomik të marrëdhënieve dhe mungesës së famës, thotë Allen, duke shtuar se ky film, sikurse edhe të gjitha tregimet e tij, ka edhe "anën e pikëlluar." "Në çdo histori që e shkruaj edhe në qoftë se ato janë shkruar me humor, ka diçka të pikëllueshme në to," tha ai.

"Në këtë film kamdashur të tregoj që jeta është e vështirë, pa marrë parasysh se a jeni të famshëm", ka thënë Allen.

Komente (1)

Shkumbin Maksuti30.06.2012/16:48

Nuk duhet harruar filmin e tij tejet interesant "Midnight in Paris", film qe mua me pelqen shume...

1000  Karaktere
Prishtinė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme