• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Gerta dhe Liami në lidhje sekrete, “punojnë” bashkë në clube

Publikuar: 24.06.2012 - 18:02

Tiranë, 24 qershor - Flirti mes tyre brenda lojës në shtëpinë e “Big Brother 5” nuk mund të konsiderohej aq i papërfillshëm. Fakti që Liami dhe Gerta fjetën bashkë në prani të kamerave, duket se nuk ishte aq i rastësishëm sa ata pohuan. Mes tyre kishte një tërheqje fizike, dhe arsyeja e një stepjeje për ta pohuar ndoshta ishte pikërisht fakti se Liami luajti me statusin “i dashuruar”.

Vajza nga Kölni, Evelin Pollok, për të cilën Liami pohoi se ka një lidhje serioze tashmë prej nëntë muajsh, ishte e pranishme në natën finale të spektaklit, për të vazhduar edhe disa ditë pushime në qytetin e Vlorës si çift, shkruan suplementi Panorama Plus.

Ndërkohë, Liami, edhe pse kishte pohuar se në qoftë se nuk do fitonte do të rikthehej në Gjermani, nuk veproi kështu. Ai përcolli Evelinën drejt Gjermanisë pak javë më parë dhe vendosi të qëndrojë në Tiranë, ku nën menaxhimin e Dritanit të BB5 do të luajë si DJ në disa clube të njohura të jetës së natës. Tashmë duket se dashuria e bërë publike për Evelinën është lëkundur. Ai është parë lokaleve të ndryshme të Tiranës në shoqërinë e Gerit, duke shkëmbyer puthje dhe sjellje intime. Duket se për të jetuar këtë marrëdhënie mes tyre ata kanë zgjedhur lokale apo clube jo shumë të frekuentuara. Në tregun e jetës së natës ai do të luajë me emrin “DJ LIAM MANDIARO” në shoqërinë e Gerit. Përveç Dritanit të BB5, ai do po shoqërohet në këto koncerte pikërisht nga Geri. Ky bashkëpunim është konsideruar si një “alibi” e tyre për të fshehur marrëdhënien, duke e trajtuar si marrëdhënie pune mes tyre.

Geri, e cila hyri në BB5 me statusin “single”, po ashtu në faqet e shtypit rozë është komentuar me po të njëjtin status.

Ish-banorët e tjerë të “Big Brother 5” e kishin parashikuar që mes Liamit dhe Gertës do të niste një histori jashtë kamerave.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell