Victoria Beckham: Jam e lumtur

Artikujt tjerė
- Victoria Beckham: Jam e lumtur
- J-Lo refuzon ofertën e American Idol
- Lohan nuk e harron zanatin, sërish në telashe
- Pattinson - i lodhur me rolin e vampirit Edward
- Kate Middleton është vajzë interesi
- Harrison Ford sërish me rol në Blade Runner?
- Ajo është milionere, motra i punon si pastruese
- Miranda e Sex and the City martohet me shoqen e saj
- Cheryl Cole nuk është pishman që i dha fund martesës
- Si i humbi Beyonce 30 kilogramë pas lindjes?
Los Angeles, 3 qershor - Stilistja Victoria Beckham në një bisedë për numrin e ri të revistës gjermane "Interview", zbuloi se ajo është e vetëdijshme se shumica e njerëzve e shohin si një person të zymtë, fytyrëngrysur, ngase ajo nuk i lejon që ti afrohen.
Po, unë e kam krijuar këtë karakter, edhe pse jam krejtësisht ndryshe. Unë nuk kam nevojë që të bërtas për atë sepse e di që jam një njeri i lumtur. Prandaj nuk nevrikosem kurrë kur njerëzit vazhdimisht komentojnë se dukem e palumtur. Por, ata mendojnë se unë jam. Dhe nganjëherë edhe unë mendoj të njëjtën gjë kur shikoj fotot, tha Victoria.
Gjatë intervistës për revistën gjermane, Victoria kujtoi edhe ditët e saj kur ishte këngëtare në vitet 90, por gjithashtu pranoi se nuk i vinte keq që hoqi dorë nga muzika dhe filloi të merrej me dizajn.
A ishte muzika talenti im? Jo, unë mendoj se jam pjesërisht e talentuar. Të pesë vajzat kanë punuar vërtet shumë së bashku. A janë ato të talentuara? Mendoj se kam tingëlluar paksa çuditshëm, përfundoi Victoria.





