Cana në lidhje me një italiane

Artikujt tjerė
- Cana në lidhje me një italiane
- Katie Price nuk është fejuar
- Demi Moore i kthehet aktrimit
- Mediat botërore: Rona Nishliu, Aretha Franklin shqiptare
- Stilistët shqiptar: Veshja e Ronës, i përshtatet stilit të saj
- Afërdita kopjon J-Lo: Dashuron automobilat FIAT
- Depp, GaGa, Jolie dhe Beckham nuk kanë gjasa të punojnë në Osaka
- Rihanna në krahët e Didier Drogbas
- A mund të besoni se nuk mund të gjejë të dashur!?
- Edhe një arsye pse do të martohen Brangelinët
New York, 24 maj - Lorik Cana, i cili shpesh është cak i spekulimeve për jetën e tij private, ka thënë se shumë gjëra që fliten rreth jetës së tij nuk janë të vërteta.
Për ta hedhur një emër apo histori është shume lehtë. Thjesht për kohën dhe mundësinë që kam në dispozicion nuk është e mundur që të kem aq shumë relacione, ose të kem lidhje me persona, shkruan kohajone.
Sigurisht që kontakte këtu, në Shqipëri, apo në Francë kam dhe rri gjithashtu me shoqërinë. Por lidhje të tilla nuk kam pas në jetën time, ka thënë Cana.
Futbollisti i kombëtares kuqezi ka pohuar se momentalisht është në lidhje dashurie me një vajzë nga Italia. Ai ka pohuar se ndihet shumë mirë në praninë e saj.
Jam me një vajzë këtu në Itali. Jo prej shumë kohësh, por ndihem mirë. Më ofron gjërat që kam nevojë dhe gjithashtu unë mund ta ndihmoj atë në gjërat që ka nevojë dhe si njeri. Ka pak muaj, por ndihem mirë, ka shtuar Lorik Cana.








