Mein Kampf do të publikohet në Gjermani

Artikujt tjerė
- Mein Kampf do të publikohet në Gjermani
- ProCredit Bank dhe DokuFest lansojnë garën për Videon më të Mirë Mjedisore
- EXIT i Novi Sadit pranon Kosovën
- Angjeli dhe Gruda, anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
- Instituti kërkon arabeskat në muret e Xhamisë së Çarshisë
- Kalendari historike, 25 prill
- Përzgjedhet botuesi i Abetares së përbashkët
- AShAK e IH nesër shënojnë 100-vjetorin e Vatrës
- Në Istog u mbajt manifestimi tradicional Zëri i vëllazërisë
- Vdes i varur në litar, derisa luante rolin e Judës
Mynih, 25 prill - Bavaria, një prej 16 landeve që përbëjnë Gjermaninë, është duke u përgatitur që të publikojë librin ku Adolf Hitler shkruan kujtimet dhe parashtron platformën e tij, Mein Kampf në vitin 2015, kur të skadojë një ndalim 70-vjeçar për këto botime, transmeton TCH.
Ndonëse libri nuk është i ndaluar shprehimisht me ligj në Gjermani, Bavaria ka përdorur një urdhëresë censuruese që prej vitit 1945, për të ndaluar riprodhimin e tij. Megjithatë, kjo urdhëresë do të skadojë pas tre vitesh dhe kriteret për zgjatjen e kufizimit nuk ekzistojnë.
Qeveria autonome e landit, informoi gjithashtu se do ti bashkangjisë Mein Kampf një koment kritik, adresues lexuesve dhe mbi të gjitha studentëve që do ta përdorin në të ardhmen.
Hitleri shkruajti librin në fjalë, që i përkthyer në shqip do të thotë Lufta Ime, në vitin 1924, ndërsa ishte duke vuajtur në burg një dënim 5-vjeçar për organizimin e një grushti shteti të passuksesshëm.
Dy vëllimet e Mein Kampf u publikuan për herë të parë në vitet 1925 dhe 1926, përpara se Hitleri të bëhej kancelar i Gjermanisë.
Ndonëse në libër nuk përshkruhen shprehimisht detajet e planeve për vrasjen e hebrenjve, vepra përshkrohet nga një frymë e qartë raciste dhe përmban ide si ajo e hapësirës jetike, me të cilën u justifikua agresioni ndaj Bashkimit Sovjetik në 1941-shin.










