• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kalendari historik, 23 prill 2012

Publikuar: 23.04.2012 - 09:07

1564 - Lindi dramaturgu i madh anglez i të gjitha kohërave, William Shakespear.

1616 - Vdiq në Madrid shkrimtari i famshëm spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famë  botërore me romanin "Don Kishoti i Mançës".

1661 – Charli II u kurorëzua mbret i Anglisë.

1858 - Lindi shkencëtari i famshëm i fizikës teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinë e kuanteve, për të cilën fitoi çmimin “Nobel” më vitin 1918.

1897 - Lindi Lester Pirsen, burrë shteti dhe politikan i njohur kanadez. Pirsen fitoi çmimin “Nobel” më vitin 1957 për  përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Kanalit të Suezit. Nga vitet 1963-1968 ai ishte kryeministër i Kanadasë.

1918 - Flota britanike, nën komandën e admiralit Kejs, goditi bazën e nëndetëseve gjermane në Zibrug.

1945 - Ushtria ruse çliroi kampet e përqendrimit të Sashenhauzenit dhe Ravensbrukut.

1952 - Vdiq sopranoja e famshme gjermane, Elizabet Shuman. Ajo shkëlqeu me "Don Zhuanin" dhe "Kështu  bëjnë të gjithë" të Mozartit.

1990 - Vdiq Polet Godard, aktore amerikane dhe ish-bashkëshortja e Charlie Chaplinit. Me bashkëshortin ajo interpretoi në filmat "Kohët moderne" dhe “Diktatori".

1990 - Kryeministri kinez Li Peng vizitoi Bashkimin Sovjetik. Kjo ishte edhe vizita e parë e një zyrtari të lartë kinez që nga viti 1964.

1996 - Britania mori një kthesë të fortë në politikën e saj lidhur me minat kundër forcave tokësore, ku theksoi nisjen e shkatërrimit të menjëhershëm të stoqeve të saj të minave dhe bashkimin me një fushatë ndërkombëtare për ndalimin e tyre. 28 shtete mbështetën ndalimin e përdorimit të minave tokësore. Sipas shifrave të IKB-së, në të gjithë botën ndodhen 100 milionë mina tokësore dhe çdo vit vriten dhe gjymtohen nga 250 mijë veta.

1996 – UNESCO-ja shpalli 23 prillin, si ditën e librit dhe të së drejtës së autorit, në kujtim të gjigantëve të letrave të shekullit të XVI, dramaturgut William Shakespear dhe autorit të "Don Kishotit", Miguel Servantes.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell