• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Muzikantët kërkojnë gjykim të drejtë për artistet ruse

Publikuar: 03.08.2012 - 09:14

Londër, 3 gusht  - Jarvis Cocker, Pete Townshend dhe muzikantë të tjerë i kanë bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që t’u garantojë gjykim të drejtë anëtareve të punk bendit  “Pussy Riot” në Moskë. Nadezhda Tolokonnikova, Mariya Alekhina dhe Yekaterina Samutsevich janë marrë në paraburgim në muajin shkurt, pasi kanë protestuar me një këngë kundër Putinit në Moskë.

Në letrën e dërguar në “The Times”, muzikantët kanë thënë se “protesta është legjitime” dhe i kanë bërë thirrje Putinit – i cili ndodhet në Londër këtë javë për Lojërat Olimpike - të sigurojë që procesi gjyqësor të jetë korrekt.

Ata kanë thënë se anëtarëve të bendit duhet t’u garantohet “gjykimi i drejtë”.

Martha Wainwright, Neil Tennant i grupit “Pet Shop Boys” dhe Johnny Marr, ish-anëtar i “The Smiths”, janë nënshkruesit tjerë të letrës.

Protesta e “The Pussy Riot” mori dhenë në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, dhe përmes saj anëtarët e bendit “Pussy riot” akuzuan Kishën Ortodokse Ruse për blasfemi.

Fansat e treshes kanë thënë se rasti pasqyron mostolerancën në rritje ndaj kundërshtarëve të qeverisë së shtetit dhe ata pasi u ndaluan janë keqtrajtuar nga ana e qeverisë.

Njëra nga anëtaret e bendit mori ndihmë mjekësore të mërkurën në kishë gjatë gjykimit të treshes, që akuzohet për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare ose armiqësi.

Anëtaret e grupit u deklaruan të pafajshme të hënën, por kanë kërkuar falje për ofendimin që kanë shkaktuar gjatë performancës. Nëse shpallen fajtore ato mund të ndëshkohen deri në shtatë vjet burgim.

Në letër, muzikantët kanë thënë se janë “tejet të shqetësuar” nga mënyra se si  janë trajtuar anëtarët e grupit “Pussy Riot” dhe kanë bërë thirrje për lirimin e tyre. “Ne jemi  tejet të shqetësuar nga raportet e fundit që tregojnë se në burg nuk u është dhënë ushqim grupit dhe se janë paraqitur në gjykatë në kafaz” kanë thënë ata. “Ne besojmë në mënyrë të vendosur se roli i artistit është të bëjë protestë paqësore dhe të luftojë për të drejtën e fjalës. Gjatë vizitës që presidenti Putin do të bëjë në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë, ne do të kërkojmë nga ai që t’u sigurojë një gjykim të drejtë këtyre femrave”, thuhet në letër. Kate Nash, Corinne Bailey Rae dhe Alex Kapronos të grupit “Franz Ferdinand” janë nënshkruesit e tjerë të letrës, sikurse edhe bendet “Cornershop” dhe “The Joy Formidable”.

 

Komente (1)

Nebra03.08.2012/16:58

httpwww.youtube.comwatch?vFoJqzGG7uk

ketu e keni linkun se si ndodhi ne te vertete

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell