• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Irina Georgieva mban koncert në Gjakovë

Publikuar: 25.06.2012 - 09:29

Gjakovë, 25 qershor - Pianistja bullgare Irina Georgieva ka mbajtur një koncert  në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Për afro një orë ajo ka sjellë para publikut gjakovar vepra të autorëve të ndryshëm me nam botëror, si Scarlatti, Haydn, Scrjabin, Rachmaninov dhe Saint Sawns. Në koncertin që është mbajtur të shtunën mbrëma asaj i është bashkuar edhe klarinetisti Pëllumb Vula. Pas koncertit ajo është shprehur e kënaqur me performoncën në Gjakovë.

“Jam shumë e kënaqur që kam performuar këtu sonte. Ka qenë një përvojë e mirë. Edhe pse programi ndoshta ka qenë i panjohur për publikun, shpresoj se publiku e ka pëlqyer atë që kemi përzgjedhur”, ka thënë ajo pas koncertit.

Georgieva ka lindur në Sofje të Bullgarisë, ku edhe ka nisur mësimet e para për piano. Shkollimin e lartë për këtë instrument e ka përfunduar në akademinë e muzikës në Bazel të Zvicrës. Gjatë karrierës së saj ajo ka performuar në shumë skena të vendeve të ndryshme të botës, ndërsa ka fituar edhe shumë çmime.

Ka qenë dëshira e saj që të jepte edhe një koncert në Gjakovë, përkatësisht në shkollën e muzikës. Për koncertin e Gjakovës ajo ka ardhur me iniciativë të miqve zviceranë të shkollës, George dhe Dorethea Fankhauser Ritter. Në fakt lidhjet e Georgievas me Shkollën e Muzikës në Gjakovë janë të mëhershme. Më 2009 ajo së bashku me violinistin Altin Tafilaj kanë marrë pjesë në një koncert humanitar, mjetet e të cilit kanë shërbyer për të blerë instrumente për shkollën e muzikës.

“Ka qenë kënaqësi që kam ndihmuar këtë shkollë, sepse këtu tani po shoh që ka njerëz që punojnë shumë dhe qe janë shumë të përkushtuar”, shtoi më pas Georgieva, teksa po mbante një tufë lulesh në dorë si dhuratë nga organizatori për performancën e saj.

Para koncertit ajo ka mbajtur master-klasë me nxënësit e kësaj shkolle. Në fund ajo tha se fëmijët këtu janë shumë të talentuar.

“Ju keni një të ardhme të ndritur. Me pëlqejnë talentet tuaj dhe ju uroj gjithë të mirat”.

Ajo ka treguar se aktualisht po angazhohet dhe i frekuenton shumë master-klasat dhe po ashtu ka filluar të japë leksione në vende të ndryshme, si Bullgari e Uzbekistan. Në këtë të fundit vitin e kaluar ka mbyllur sezonin e koncerteve në pallatin e madh të muzikës në Tashkent. Georgievan e presin edhe koncerte të tjera si në Zvicër, Bullgari, Meksikë e Angli.

Në koncertin e Gjakovës ajo është shoqëruar nga klarinetisti Pëllumb Vula. Ai e ka cilësuar si nder të veçantë të interpretojë me një pianiste të mrekullueshme siç është Irina.

“Mendoj se edhe pse koha ishte e shkurtër, vetëm për dy ditë ne arritëm të inkorporoheshim mjaft mirë dhe të njihnim lojën e njëri-tjetrit dhe besoj që arritëm të transmetojmë tek publiku në mënyrën më të mirë emocionin e veprës”, ka thënë Vula.



 

Komente (1)

beka27.06.2012/03:15

Brravo ju uroj suksese ne te ardhmen shkolles Prenk Jakova...Gjakova vater e kultures...fatkeqsisht kur behet fjale per kulturen per nje gje shume te rendesishme te nje popu, ne artikujt tone mund te gjesh shume pak commente nga lexuesit, kjo deshmone ne qfare niveli kulturor gjindet pop i Kosoves, mbes me shprese qe te pakulturet ti kushtojne me rendesi kultures!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell